-0.3 C
Priština
More

    A jeni të gatshëm t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë?

    spot_imgspot_img

    Dhëmbët e pjekurisë në të shumtën e rasteve më shumë shkaktojnë probleme se sa kanë ndonjë dobi tek personat e rritur.

    Heqja e dhëmbëve asnjëherë nuk ka qenë dhe më siguri asnjëherë edhe nuk do të jetë një veprim i këndshëm. Edhepse në ditët e sotit, duke i falemnderuar anestezionit lokal i cili për shumicën e njerëzve mundëson heqje të dhëmbëve pa ndjerë dhimbje, prapseprapë ky veprim ende mbetet një nga ato gjërat prej të cilave njerëzit e të gjitha moshave ndjejnë frikë, sepse ende nuk është arritur që të shmanget sikleti gjatë dhe pas heqjes së dhëmbit.

    Heqja e dhëmbëve të pjekurisë, të ashtuquajturit “të tetët”, mbetet ndërmarrja më e vështirë në heqjen e dhëmbëve, sepse në disa raste nevoitet ndermarrje operacioni tek kirurgu oral. Këta “fatkeqët” dhëmbë të pjekurisë më shpeshë bëjnë probleme se sa kanë ndonjë dobi. Edhepse rriten tek personat tanimë të pjekur, ndermjet moshës 20 dhe 30 vjeçare, nganjëherë edhe më vonë, shpesh shoqërohen me komplikime për shkak të vendit të paktë të mbetur në skajet e nofullës – aty ku dalin.

    Për ç’arsye hiqen dhëmbët e pjekurisë?

    Shumë shpesh rritja e tyre shoqërohet me dhimbje, sepse jorrallëherë rriten ndër dhëmbë të tjerë të cilët janë rritur më parë. Problemi tjetër është i lidhur me hapsirën e vogël të mbetur në nofull, ku me daljen e dhëmbëve të pjekurisë shkaktohet presion tek dhëmbët afër tyre dhe kjo mund të shkaktojë zhvendosje tek dhembët e tjerë dhe probleme të ndryshme dentale dhe estetike.

    Është interesante të përmendet se dhëmbët e pjekurisë, edhepse dalin të fundit, në të shumtën e rasteve janë të parët që prishen, ose shpesh shkaktojnë ndezje të dhëmballave për shkak të higjienës së rënduar. Poashtu, dhëmbët e pjekurisë menjëherë nuk dalin tërësisht nga vendi ku rriten, por vetem pjesërisht, gjë që e vështirëson pastrimin e tyre me brushë dhe si pasojë e lehtëson grumbullimin e mbeturinave të ushqimit duke mundësuar krijimin e bakterjeve.

    Disa individë vendosin si preventivë të heqin dhëmbët e pjekurisë para se të ballafaqohen me probleme që mund t’u shkaktojnë më vonë. Vendime të tilla shpesh vijnë me rekomandimin e dentistit ose ortodentit, të ciletë në bazë të fotografive rentgen të dhëmbëve të cilët kanë dalur ose ende nuk kanë dalur, arrijnë të konstatojnë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me ata dhëmbë dhe me nofullën.

    Çfarëdoqoftë arsyeja e heqjes së dhëmbëve të pjekurisë, para kësaj ndërmarrjeje është mirë të dini disa gjëra të cilat mund t’ju presin gjatë kësaj procedure ose mëpastaj.

    Çfar duhet të prisni në rastin e heqjes?

    Besojmë se individët të cilët kanë kaluar procesin e heqjes së dhëmbëve të pjekurisë kanë përvoja të ngjajshme, por prapseprapër individuale, si në çdo procedurë tjetër. Dhëmbët e pjekurisë mund t’i heq edhe dentisti i zakonshëm në ambulancën stomatologjike, por shumica e individëve për shkak të procedurës së komplikuar të heqjes kanë përfunduar tek kirurgu oral.
    Në këtë rast do të merrni anestezion lokal, me qëllim që të mos ndjeni dhimbje gjatë heqjes së dhëmbit. Para kësaj procedure hani ndonjë ushqim të lehtë ose mos hani asnjë gjë, për shkak të iritimit të lehtë të lukthit. Poashtu, përgatituni për faktin se një kohë të konsiderueshme do të jeni të detyruar të mbani gojën e hapur, gjë që mund të shkaktojë një dozë të caktuar të sikletit.

    Se çfarë procedure do të aplikojë dentisti ose kirurgu, këtë do ta përcaktojë gjatë kontrollit, por shumë shpesh procedura përbëhet nga shpërndarja e mishit të dhëmbit përreth dhëmbit të pjekurisë dhe mëpastaj pason heqja e tij. Kuptohet, nganjëherë kirurgu në rasin e ndonjë procedure të komplikuar është i detyruar të heq edhe një pjesë të ashtit i cili eventualisht e mbulon dhëmbin e pjekurisë. Në situata të caktuara, dhëmbi pritet në copëza më të vogla dhe në këtë mënyrë më lehtë hiqet.

    Në vendin në të cilin është hequr dhëmbi, mund të ndodhë që të mbesin ca thërrima, të cilat ose vetë do të dalin ose do t’ju duhet të shkoni t’i hiqni pas disa ditësh. Pas mbarimit të procedurës, në gojë do t’ju venë fashë higjienike e cila do të ndihmojë që të ndalohet deri në fund gjakëderdhja.

    Shërimi pas heqjes

    Shërimi pas operimit zgjat disa ditë. Gjatë asaj kohe rekomandohet marrja e barnave kundër dhimbjes, të cilat dentisti ose kirurgu do t’ua rekomandojnë. Kohë pas kohe duhet t’i ndërroni fashat higjienike në gojë, kur ato të mbushen me gjak. Nëqoftëse gjakderdhja nuk ndalon pas 24 orësh, me patjetër duhet të lajmroheni tek dentisti ose kirurgu i cili e ka bërë operimin.

    Në disa ditë në vijim ju rekomandohet pushim, sidomos në orët e para pas heqjes, derisa të ndalojë gjakderdhja. Mos pushoni në pozitë tërësisht të shtrirë, por në pozitë gjysëm të shtrirë,  në mënyrë që të zvogëloni gjakderdhjen. Në 24 orët e para pas heqjes së dhëmbit ju rekomandohet që të mbani gjëra të ftohta në pjesën e jashtme të fytyrës, aty ku dhëmbi është hequr. Ndërsa në ditët në vijim rekomandohet mbajtja e gjërave të ngrohta në atë vend. Aktiviteti fizik mund të zmadhojë gjakderdhjen, prandaj pas heqjes së dhëmbit të pjekurisë duhe të jeni të gatshëm të pushoni në dy-tre ditët e para.

    Këshilla të vlefshme

    Mos pastroni dhembët në 24 orët e para, ndërsa më pas shpërlani disa herë gojën me ujë të vakët në të cilën paraprakisht keni shkrirë kokrra të krypës së detit. Poashtu, zbrazëtirën e gojës mund ta shpërlani edhe me çaj sherbele, e cila ka efekt kundër ndezjes. Mos hani disa orë pasi keni hequr dhëmbin, ndërsa mëpastaj filloni me ushqim të lehtë siç janë pudingu, ushqimi i butë dhe supa. Mos përdorni tub për thithje gjatë pirjes së lengjeve, sepse thithja mund të rrisë gjakderdhjen në gojë.

    Poashtu, mos pini cigare se paku 24 orë pas operimit, e nëse mundeni është mirë edhe më gjatë, sepse duhanpirja mund të zvoglojë qarkullimin e gjakut në vendin ku është hequr dhëmbi, e kjo gjë mund të sjell deri tek shumimi i bakterjeve dhe infeksioni. Sa më shumë shmangni prekjen e atij vendi me gjuhë ose fërkimit me dorë nga pjesa e jashtme.

    Dy ditë pas operimit me shume kujdes lani dhëmbët. Ju rekomandohet që të bleni brushë të butë dhe pastë për dhëmbë e cila është e bërë posaqërisht për dhëmballa të ndjeshme. Kuptohet, duhet t’i shmangeni ende prekjes së brushës tek vendi ku është hequr dhëmbi i pjekurisë, për aq kohë sa të rritet mishi në atë pjesë.

    Komplikimet e mundshme

    1. Gjakderdhja nuk do të ndalojë edhe pas 24 orësh
    2. Ndezje e mishit të dhëmbëve
    3. Humbja shume e hershme e ngjizjes së gjakut në vendin ku është hequr dhëmbi, gjë që mund të sjellë deri tek ndezje të dhëmbshme
    4. Zvogëlimi i ndjeshmërisë në gojë dhe buzë edhe pas kalimit të anestezionit lokal
    5. Frakturë në ashtin e nofullës nësë dhëmbi është hequr me shumë vëhstirësi
    6. Hapje në zbrazëtirën e sinuseve, pasi është hequr dhëmbi në pjesën e epërme të nofullës
    7. Bartja e bakterjeve nga goja në gjak, ku si pasojë mund të shkaktohet ndezje në ndonjë pjesë tjetër të trupit /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...