Askush pos teje nuk mund të japë përgjigjen e kësaj pyetje, andaj duhet të mendoheni mirë. Duhet të bëheni gati për shumë planifikime dhe mundime nga ana juaj, siç është llogaritja e kohës që do merrni pushim në punë, kur të ndaloni me barnat kontraceptive si dhe llogaritjen se jeni duke shtuar edhe një anëtar të familjes. Disa thonë se është shumë e vështirë të vendosësh nëse do të kesh një fëmijë të parë – për shkak se ju nuk jeni vetëm duke menduar të keni një fëmijë, ju jeni duke synuar të ndryshoni një familje.
Me çdo fëmijë të ri, ju duhet të mendoni se si fëmija do të ndikojë në stilin e jetës tuaj, financat, punën, marrëdhëniet, dhe natyrisht, fëmijët tuaj të tjerë. Dhe në qoftë se ju dëgjoni fjalët e të tjerëve, rritja e familjes tuaj nga një prind mund të nënkuptojë më shumë se dyfishin e mundimeve. Sigurisht, të gjithë – nga mjekët dhe shkencëtarët deri tek miqtë tuaj dhe fqinjët – kanë një mendim për kohën e përkryer për fëmijë dhe madhësinë e përsosur familjare. Peshoni pro dhe kundër dhe pastaj merrni vendimin tuaj.
Kur është koha të nisni një fëmijë tjetër ?
Disa preferojnë të presin disa vjet ose më gjatë ndërmjet fëmijëve, në këtë mënyrë fëmijët tuaj do të kenë mjaft kohë me ju dhe mund të kuptojnë dhe të flasin edhe për efektin që një tjetër fëmijë mund të ketë. Të tjerët thonë se nëse fëmijët tuaj nuk kanë dallim në moshë, ata mund të jenë shokë për tërë jetën.
Ja çfarë kanë për të thënë nënat per Babycenter:
• “ Dy djemtë e mi kanë dallim me 3 vite e gjysëm, dhe mendojë se ky dallim është i mirë”, thotë Suzana. “Përderisa djali i madh u çlirua nga pelenat, djali i vogël u lind. Shihet qartë se ata dy kanë dy botë të ndryshme, andaj nuk rivalizohen. Përkundrazi ata kënaqen me njëri tjetrin”.
• Tre fëmijët më të vjetër janë nga një vit e gjysëm larg, edhepse ishte vështirë kur ishin ende foshnje në shumë mënyra ishte shkëlqyeshëm. Ata janë të zbavitur nga njëri-tjetri dhe janë shumë të afërt. “ Edhe unë vij nga një familje me 4 fëmijë” thotë Barbara.
• “ Dy fëmijët e parë janë 3 vite e gjysëm dallim në moshë, kjo gjë më dha kohë vetëm për të parin” thotë Xhanet. “ Mendoj se fëmija sa më i moshuar të jetë nga tjetri, aq më mirë, sepse ashtu janë të pavarur dhe mund të përballojë foshnjen më mirë. Disi, dëshiroj që edhe dallimi mes fëmijës së dytë ndaj fëmijës që mbaj në bark, të jetë më i madh se dy vite, sepse do duhet t`u ndërroj dy fëmijëve pelena në të njëjtën kohë. Gjëja që më shumë më shqetëson është ndryshimi që mund të pësojnë të dy” u shpreh ajo.
Çka thonë hulumtimet?
Në lidhje me marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, rivalitetin mes vëllezërve/motrave dhe vetëbesimin e tyre, Xheni Kidvell – profesoreshë e studimeve mbi familjen në Universitetin e Tenesi, thotë se koha më e mirë për të nisur një foshnjë tjetër është kur fëmija i juaj është më pak se 1 vjeç apo mbi 4 vjeç. Fëmijët nën 1 vjeç nuk e kanë ndjenjën e ekskluzivitetit ndërsa ata mbi 4 vjeç kanë patur kohë të mjaftueshme si fëmijë të vetëm dhe situata e foshnjës në familje, u lejon të kenë jetë në vete.
Kërkimet tregojnë se nënat duhet të shkojnë tek mjeku para se të lindin përsëri sepse trupi të tyre i duhet kohë që të regjenerojë të gjitha vitaminat dhe mineralet.
Çfarë tjetër duhet patur në konsideratë?
A jeni dakord për fëmijën e ardhshëm, si do të ndryshojë ajo foshnjë mënyrën e juaj të jetesës? Këto janë faktorë të rëndësishëm sepse duhet kalkuluar energjinë që duhet për një foshnje. Ndonjëherë mund të përfundoni se një fëmijë mjafton. Gjërat tjera që duhet marrur parasysh janë gjendja financiare, pasiqë një fëmijë harxhon shumë që nga ushqimi e deri tek higjiena dhe shëndeti. Gjithashtu duhet që të dy partnerët të jenë dakord për një gjë të tillë sepse për këto zgjidhje kërkohët punë e përbashkët dhe sakrificë. /kosovarja.ch/