Njerëzit me intelegjencë të lartë emocionale lehtësisht e kuptojnë se çfarë ndjejnë njerëzit tjerë dhe si të reagojnë – t`u japin ngushëllim, t`i qetësojnë, dëgjojnë, disponojnë në një mënyrë të caktuar etj. Mirëpo, ekzistojnë gjëra të caktuara që këta njerëz rrefuzojnë ti bëjnë, dhe kjo gjë i veçon prej njerëzve të tjerë që kanë intelegjencë mesatare emocionale. Këto janë 5 karakteristikat e njerëzve me nivel të lartë të intelegjencës emocionale:
1. E kuptojnë kohën e duhur për të dëgjuar dhe për të folur
Ata e dinë saktë se çfare ndjen një person dhe çfarë duhet bërë në atë moment, nëse ndjejnë se duhet ta dëgjojnë – do heshtin dhe do të dëgjojnë deri në fund. Mirëpo nuk do të aktrojnë kinse dëgjojnë, siç bëjnë njerëzit e zakonshëm kur një gjë nuk u intereson, por këta persona do të mundohen të kuptojnë hallin e bashkëbiseduesit. Gjithashtu dinë të zgjedhn kohën e duhur për të thënë diçka.
2. Rrinë anash dhe observojnë
Një shembull i mirë i njeriut me nivel të lartë të intelegjencës emocionale është se nëse është duke e vështruar situatën, dëgjon se çflasin të tjerët, kjo ndodh sepse ashtu mund të “lexojnë” personat dhe mund të kuptojnë shumëçka rreth tyre. Edhepse personi me intelegjencë të lartë emocionale mund të duket i painteresuar dhe i heshtur, ai mund të krijojë një model të saktë të karakterit të njeriut me të cilin përballet, thellësinë e emocioneve të tij, çfarë probleme ka, a është i lumtur apo jo, a është uzurpues dhe i dhunshëm me të tjerët.
3. I kontrollojnë mirë emocionet
Këta njerëz janë shumë të mirë në kontrollimin e emocioneve, pasiqë i kuptojnë mirë emocionet e të tjerëve, andaj edhe janë të vetëdijshëm për emocionet personale – shembull, e mendojnë pse paraqiten emocione të caktuara, çfarë duhet të bëjnë që të ndryshojnë gjendjen, çfarë mund të ndodhë nëse e injorojnë problemin dhe nuk e dëgjojnë “zërin e brendshëm” etj.
4. Kanë sens të shëndetshëm për humor
Ata kanë sens të mirë për humor dhe me kënaqësi do të bëjnë shaka edhe në llogarinë personale, mirëpo dinë të njohin situatat në të cilat nuk ka vend për shaka. Njerëzit që nuk dinë të bëjnë aspak shaka si dhe ata që bëjnë shaka nga gjithçka, janë njerëz të nivelit të ulët të intelegjencës emocionale.
5. Dëshirojnë informata kthyese
Pa marrë parasysh a është informata kthyese pozitive apo negative, njerëzit me nivel të lartë të intelegjencës emocioanle dëshirojnë t`a dëgjojnë. Informatat kthyese ju shërbejnë sikurse njësi matëse për hapat dhe veprimet e ardhshme. Njerëzit me intelegjencë të ulët emocionale mund të irritohen dhe ta kuptojnë gabimist informatën kshyese pasiqë nuk i shikojnë gjërat më gjerësisht.