-0.3 C
Priština
More

    A janë tullacët më potentë në shtrat?

    spot_imgspot_img

    Nuk janë, thonë seksologët. Mirëpo, miti se rënia e flokëve ka lidhje me potencën prap jeton.

    Ekspertët tregojnë se e vetmja mënyrë që rënia e flokëve të ndikojë në potencë, është nëse krijohet frikë e mossuksesit tek femra. Seksologu dr. A.M tregon se nuk është e vërtetuar shkencëtarisht nëse rënia e flokëve dhe potenca kanë lidhje direkte apo ndikojnë njëra-tjetrën.

    Rënia e flokëve mund të ndikojë në potencë vetëm nëse krijon kompleks tek mashkulli, i cili pastaj frigohet se pa flokë nuk do të pëlqehet nga femrat. Këtu bëhet fjalë për frikë nga dështimi e cila mund të tejkalohet, përndryshe rënia e flokëve nuk ka asnjë lidhje me potencën- thotë dr. A.M.

    Medicina tregon se rënia e flokëve nuk mund të lidhet as me koncentrimin e rritur të testosteronit i cili nuk ndikon direkt në ereksion, por më tepër në dëshirë dhe libido.

    Ereksioni është proces vaskular, hemodinamik nën ndikimin e nervave dhe trurit. Pasiqë ereksioni varet nga truri, nervat, enët e gjakut dhe testosteronit, rënia e flokëve vetëm nëpërmjet ndonjë kompleksi në organin kryesor seksual, i cili është truri, mund të ndikojë në ereksion. Kështu, frika e dështimit të çon në impotencë dhe ndodh në meshkuj më të shëndetshëm, të rinj, dhe zakonisht vërehet në formën e tërheqjes në vetvete – shpjegon Dr. Millosheviç.

    Sipas fjalëve të tij, në përgjithësi meshkujt e rinj kane probleme nga komplekset dhe mungesa e përvojës ndërsa meshkujt më të vjetër se 50 vjeç kanë disfunksion si pasojë e depresionit. Është dëshmuar se 53 % e meshkujve në botë kanë problem me ereksionin për shkak të stresit. Në vendin e dytë si arsye e problemeve të ereksionit vijnë sëmundjet vaskulare, e pastaj diabeti dhe në fund sëmundjet e prostatës, tumorit etj.

    Seksualiteti mund të jetë i përhershëm, edhepse sasia e kontakteve seksuale është më e vogël, dëshira për seks nuk shuhet kurrë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...