Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po prijnë me numrin e të prekurve nga COVID-19. E pikërshit nga ShBA-ja po lindin disa dilema nga ekspertët.
Dyshimet e tyre dhe të qytetarëve, janë se gripi që kaluam gjatë dimrit, mund të ketë qenë pikërisht Coronavirusi.
Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë.
Si pasojë e gjendjes alarmante me të prekur, Amerika e ka të vështirë të angazhojë studiues për të zbuluar këtë. Por pritet me qetësimin e situatës të zbulohet më shumë mbi origjinën, kohën e përhapjes dhe mënyrën e veprimit të COVID-19 mbi trupin tonë.
Ndërkohë në rrjetet sociale, tashmë është hapur debati nëse gripi i muajve nëntor-dhjetor mund të ketë qënë koronavirusi i ri. Këtë dyshim e bazojnë në simptomat e ngjashme.
Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA shkruajti në Facebook:
„Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes. Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.“
Këtij postimi ju përgjigjen edhe qindra njerëz duke pohuar këto dyshime.