1.4 C
Priština
More

    A i shtrëngoni ndonjëherë nevojat tuaja natyrore?

    spot_imgspot_img

    Shtrëngim i teshtitjes mund të shkaktojë sëmundje kronike si ftohjet, rinitisi…

    Suspendimi i shpeshtë i shtytjeve (nevojave) natyrore nuk është i mirë dhe mund t’ju shpie deri te çrregullime të ndryshme. Më e mira që mund të bëjmë për shëndetin tonë është të dëgjojmë veten, trupin tonë dhe nevojat tona. Ayurveda thekson 13 nevojat themelore natyrale, shtrëngimi i të cilave çrregullon shëndetin dhe baraspeshën psikofizike.

    Shtytjet (nevojat) tona natyrore shpesh i shtrydhim për arsye të shumta. Sinjalet trupore të cilat shpesh i anashkalojmë, janë vetëm udhwrrwfyes natyrorë deri tek realizimi i baraspeshës. Duhet të hamë kur jemi të uritur, të pijmë kur jemi të etur, të flejmë rregullisht në kohën kur natyra e ka caktuar për gjumë.

    Pagjumësia çon deri tek çrregullimet psikike

    Shtrëngimi i urinës – shtrëngimi i shpeshtë i kësaj nevoje mund të shkaktojë dhimbje të kokës, dhimbje të kanalit urinar, gurë në urinë, kallje të traktit urinar dhe komplikime tjera.

    Shtrëngimi i nevojës për zbrazje- mund të sjellë deri tek paraqitja e dhimbjeve, gazrave dhe fryrje të barkut, kapsllëk, shtrëngime dhe kokëdhembje.

    Shtrëngime të gazrave – këtë dukuri shpesh kemi nevojë ta ndalim, e ndalesa e gjatë e saj mund të ketë pasoja jo të këndshme si dhimbje, fryrje, shtrëngime të ndryshme në abdomen por edhe lodhje dhe shtrëngim të zemrës.

    Shtrëngimin e farës– përveç dhimbjeve në pjesën e organeve gjenitale, mund të shkaktojë edhe lodhje, vështirësi gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje në kraharor, lodhje, dhe pengesa psikike.

    Ndalimi i të vjellës– trupi ynë ka nevojë natyrore që t’i largojë gjërat e dëmshme nga trupi ynë. Nëse kjo nevojë anashkalohet, në trup përhapen toksina (Ama) të cilët shkaktojnë çrregullime dhe sjellin sëmundje. Shtrëngimi i kësaj dukurie sjell deri të çrregullime të panumërta – marramendje, ënjtje, anemi, mundim.

    Shtrëngimi i teshtitjes– teshtitja është mënyra natyrale e pastrimit të hundës. Ndalimi i shpeshtë i kësaj dukurie mund të shkaktojë sëmundje kronike si ftohja, rinitisi, kallja e sinuseve, kokëdhimbja por edhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes.

    Shtrëngimi i gogësimës– kjo fjalë tek shumëkush shkakton gërdi, por nevojat tona natyrale janë të natyrshme, dhe kjo thjeshtë është kështu. Lukthi është ‘tenxhereja’ ynë në të cilin me ndihmën e zjarrit të tretjes, ziejmë dhe tresim gjithçka që fusim në organizëm. Shtrëngimi i kësaj dukurie mund të na shkaktojë lemzën , por edhe të sjellë deri tek çrregullime serioze si dispnea, kolla, dhe humbja e oreksit.

    Shtrëngimi i ‚hapjes së gojës‘– Shtrëngimi i kësaj dukurie sjell deri tek sëmundja e syve, fytit, hundës dhe gjithashtu sjell deri tek shtrëngimet dhe dridhja.

    Mbajta e gjendjes së urisë – sa herë e kemi ndjerë urinë dhe nuk jemi ndjerë rehat, kemi pasur nervozë, dhimbje në bark, marramendje? E jemi të sigurtë që kjo na ka ndodhur shumë herë. Suspendimi i të ushqyerit mund të çrregullojë sistemin imunitar dhe të na shpie deri tek sëmundje të ndryshme, të shkaktojë rraskapitje dhe të na shpie tek thyerja psikike.

    Shtrëngimi e etjes – e dimë mirë sa i rëndësishëm është uji për organizmin tonë. Elementi themelor në trupin e njeriut është uji. Përveç thatësisë së buzëve dhe gojës, etja shkakton thatësinë e gjithë trupit, i than lëngjet tona jetësore dhe të gjitha indet e kështu në fund, suspendimi i gjatë mund të shkaktojë edhe shurdhim por edhe pengesa në zemër.

    Shtrëngimi i të qarit – përveç nëse flasim për irritime për shkak të të cilave sytë tonë dijnë të lotojnë, e qara tek njerëzit është e lidhur me emocionet. Njeriu qan nga gëzimi dhe hidhërimi. Për këtë nuk duhet ta ndalim, por ta lëmë trupin që ta bëj të vetën sepse ne jemi lidhja e trurit, shpirtit dhe trupit. Shtrëngimi i kësaj nevoje mund të sjellë deri tek sëmundja e syve, rinititis, çrregullime psikike, pagjumësi, marramendje, dhe pengesa në tretje të ushqimit.

    Shtrëngimi i frymëmarrjes – ndalimi i frymës, dhe frymëmarrja e shpejtë shkaktohet në rast të ndonjë aktiviteti apo habie, mbajtja e befasishme e frymës apo mbajtja për një kohë më të gjatë, janë çrregullime të lidhura me frymëmarrjen. Shtrëngimi i nevojave natyrale për marrje të energjisë e cila qarkullon në trupin tonë dhe qendën e vitalitetit, zemrës, përveç çrregullimeve të shumta duke përfshirë edhe atë të zemrës, mund të sjellë deri tek vdekja.

    Ndalimi i gjumit – duhet të flasim për atë sa i nevojshëm është gjumi për njeriun? Pa pushim të rregullt, nuk ka as shëndet. Nëse kemi problem me periudhe të gjatë të pagjumësisë dhe përdorim stimulues, atëherë edhe më keq i bëjmë trurit dhe trupit. Ndalimi i gjatë i gjumit sjell deri tek çrregullimi i tretjes, sëmurjes së organeve të ndjeshme dhe deri tek çrregullimet psikike. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...