1.4 C
Priština
More

    A i konsumoni ilaçet në mënyrë të rregullt?

    spot_imgspot_img

    Efekti i barnave mund të jetë jo aq i mirë nëse nuk mirren apo konsumohen në mënyrë të rregullt. A e dini se çfarë saktësisht do të thotë udhëzimi i mjekut – pas ngrënies, para ngrënies dhe kur është më mirë që të konsumohen vitaminat shtesë?

    Shumica prej nesh, për fat të keq, përshkrimet e terapisë i marrin me mungesë përgjegjësie. Dhe pastaj fajësojmë mjekun apo prodhuesin e barnave që na kanë dhënë diçka të gabuar. Gabimi i vetëm mund të jetë tek ju. Është e rëndësishme që të merrni me saktësi medikamentet. Ja se çfarë duhet të dini rreth kësaj.

    BLERJA

    Kur merrni barnat, me recetë apo pa të, sigurohuni që të konsultoheni edhe njëherë me farmacistin. Tregoni atij recetën që keni marrë nga mjeku juaj. Pyeteni për efektet anësore, nëse keni ndonjë problem të mundshëm, nëse jeni shtatzënë,…E gjithë kjo mund të ketë shumë rëndësi. Ka mundësi që farmacisti të mos ju ketë dëgjuar mirë, ndoshta nuk e ka parë recetën, ndoshta ju ka dhënë medicament zëvendësues etj. Pyesni edhe se çfarë lloji medikamenti jeni duke marrë, nëse ka disa këshilla të rëndësishme që duhet përmbajtur, ku ta ruani atë,…

    Por, mos e bezdisni edhe shumë me pyetje farmacistin, pasi shumicën e përgjigjeve mund t’i gjeni edhe tek udhëzimi për përdorim në kutinë e medikamentit. Lexoni mirë udhëzimet, dozën e caktuar, cilat janë efektet anësore, masat paraprake…

    PARA NGRËNIES

    Nëse tek ilaçi ju shkruan që ta merrni para buke, kjo nuk do të thotë që duhet shumë më herët apo 5 minuta para buke. Saktësisht, konsumoni ilaçin 30 minuta para ngrënies. Kjo është shumë e rëndësishme sepse efektet e disa barnave mund të zvogëlohen gjatë konsumit të ushqimit apo ka ndikim edhe gjatë tretjes.

    PAS NGRËNIES

    Nëse shkruan në udhëzim që ilaçi duhet të mirret pas ngrënies, prisni për 5 – 10 minuta dhe pastaj pijeni atë. Në fakt, disa lloje të barnave mund të iritojnë stomakun si dhe të shkaktojnë tretjen e ngadaltë.

    TERAPIA

    Për disa lloje të barnave, këshillohet që të përfundohet terapia që ju është caktuar nga mjeku. Kjo do të thotë, që ju nuk duhet të ndërprisni terapinë nëse ndjeheni më mire. Terapia patjetër të përfundojë deri sa të zhduken plotësisht bakteriet e dëmshme në trup. Këto mikrobe të mbetura, me kohë mund të forcohen dhe shtohen dhe në këtë mënyrë mund të bëhen rrezistent ndaj veprimit të ilaçit. Kështu, mund ta riktheni sëmundjen.

    VITAMINAT SHTESË

    Nëse merrni vitamina shtesë gjatë ditës, qofshin ato të tretshme apo vitamina të zakonshme në formë tablete, gjithsesi konsumoni ato para ngrënies dhe jo në bark të zbrazët. Lidhur me këtë, efekti i tyre do të jetë më i vogël, nëse stomaku është bosh, pasi do të kalojnë shumë shpejt nëpër trup duke dalur përmes urinës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...