U raportua nga Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë se pandemia COVID-19 po humbet shijen dhe nuhatjen tek të infektuarit. Këtë mund ta keni hasur edhe tek disa deklarimeve të pacientëve, kryesisht fytyra publike, që janë prekur nga Corona. Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk e ka vërtetuar këtë.
Në lidhje me këtë çështje është deklaruar në konferencën për media, Maria Van Kerkhove, epidemiologe amerikane e cila aktualisht është duke udhëhequr grupin teknik emergjent për COVID-19 në OBSH.
“Kemi pa shumë raporte se njerëzit po humbin shqisën e të shijuarit dhe të aromës, por kjo është diçka që kërkon ende hulumtime. Kemi një numër të shteteve që janë duke hulumtuar simptomat e hershme dhe ato i kemi publikuar siç janë: Temperatura, kolla e thatë, vështirësi në frymëmarrje, disa persona mund të kenë dhimbje koke, ose dhimbje të trupit, pak persona mund të kenë rrjedhje të hundës ose tështitje”, ka deklaruar Van Kerkhove.
Deri në vërtetim, humbja e shqisave të shijes dhe nuhatjes, nuk mund të futet në listën zyrtare të simtomave të hershme e as atyre klinike.