1.4 C
Priština
More

    A është rregulla 80/20 çelësi i marrëdhënieve të suksesshme?

    spot_imgspot_img

    Është një barrë e hidhur për ta gëlltitur pas, kur ju kuptoni se dashuria juaj e vërtetë nuk është perfekte. Me të vërtetë, tranzicioni apo ndryshimi nga periudha e muajit të mjaltit mund të jetë një idiotësi totale për ta pranuar dhe mirëpritur, por që është e vetmja mënyrë që një marrëdhënie të mbijetojë në periudhë afatgjate.

    Njihuni me rregullën 80/20, dhe mos u frikësoni, nuk bëhet fjalë për ndonjë dietë!

    Rregulla 80/20 ka të bëjë me të menduarit e lidhjes suaj në një mënyrë të veçantë dhe menaxhimin e pritshmërive të saj. Ka të bëjë me realizimin që të shumtën e kohës lidhja juaj të jetë e shkëlqyer (80%), ndërsa (20%) e kohës të ndjeheni jo edhe aq mirë. Ndonjëherë ju mund të jeni të inatosur, të keni zënka të rastësishme, por që duhet ta tejkaloni këtë përshkallëzim për hir se lidhja juaj në përgjithësi është e fortë. Kjo është një lloj balansi, apo jo?

    Gjatë bisedës me eksperten dhe trajneren për çështje të lidhjes mes partnerëve, Sloan Sheridan Ëilliams, ka pranuar se kjo metodë është e mrekullueshme për një marrëdhënie të shëndoshë. Ajo kishte phuar se: “çdo gjë që inkurajon ekuilibrin në një marrëdhënie është gjithnjë në hap pozitiv. Çelësi i një lidhje të shëndetshme është të rritni standardet e juaja ndërsa të ulni pritshmëritë e juaja. Ulja e pritshmërive deri në 20% në lidhjen tuaj krijon fleksibilitet të mjaftueshëm që një marrëdhënie të vazhdojë të rritet e të lulëzojë. ”

    Pra, nëse hamendësohemi për mënyrën e përzgjedhjes së përqindjes pse të jetë 80/20 e jo 90/10? Sloan sqaron se kjo krijon më shumë presion në partneritet. Duke shpjeguar ajo thekson se kjo përqindje është subjektive përsosmëria e arritjes 90% ushtron më shumë presion ndërsa 80/20 krijon më shumë hapësirë për manovrim dhe përpjekje për fleksibilitet, duke reflektuar drejtpërdrejtë me lidhjen tuaj. Është diçka me të vërtetë e mahnitshme! Kësisoj, presioni do të ulet dukshëm në një marrëdhënie dhe kjo rregullë 80/20 është mënyra më e mirë për të thyer perceptimet e paracaktuara të çifteve që mund të pengojnë ecurinë e tyre.

    Ju e njihni lidhjen tuaj më mirë se kushdo tjetër, kështuqë për këtë arsye ju e dini se a jeni i lumtur 80% të kohës me partnerin tuaj. Nëse nuk është kështu, atëherë trajtoni këtë çështje me partnerin tuaj, ose ndoshta pyesni veten, a jeni vallë me personin e duhur?

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...