Me shumë gjasa, po. Disa foshnje mund të nisin të shtyhen nga para – prapa që në tre muajt e parë, por disa të tjerëve iu duhet kohë deri në 6 muaj deri sa t’u forcohen muskujt e qafës dhe krahëve, për t’u rrokullisur apo zvarritur nga para-prapa.
Nëse foshnja juaj duket sikur dëshiron të zvarritet, por nuk arrin mjaftueshëm ta bëjë këtë, ju mund të inkurajoni aftësitë e tij zhvilluese përmes lodrave. Vëjeni ndonjë lodër në anën tjetër të foshnjës dhe vëreni reflekset nëse shpreh interes të mjaftueshëm për ta kapur dhe provuar përsëri. Buzëqeshni dhe aplaudoni përpjekjet e tij – foshnja mund të ketë nevojë për sigurinë tuaj, meqenëse veprimet e reja mund të jenë alarmuese.
Nëse foshnja juaj nuk mund ta praktikojë zvarritjen apo rrokullisjen deri rreth 5 muaj dhe nuk tregon asnjë interes në marrjen e gjërave përreth dhe mashtrimin me lodra, konsultohuni me mjekun për çfarëdo lloj dyshimi në aftësitë zhvulluese të foshnjes./kosovarja.ch/