Po është normale, dhe kjo çështje është një mundim i madh për prindërit pasiqë nuk dinë se si të reagojnë. Më poshtë do ju këshillojmë për scenario të mundshëm dhe si duhet të reagoni, nëse duhet një gjë e tillë.
Pierja e ujit nga vaska e banjos mund të shkaktojë probleme stomaku, nëse fëmija juaj ka pirë një sasi të konsiderueshme, atëherë do e bëjë të vjellë. Mirëpo kjo është shumë pak e mundshme pasiqë fëmijët e pështyjnë ujin e vaskës për shkak të shijes së keqe të sapunit. Sasia e sapunit që fëmija juaj mund ta konsumoj në vaskë është tejet e vogël duke marrë parasysh se sa ujë mund të ketë në një vaskë.
Gjithashtu një çështje tjetër janë kimikatet që përdoren për pastrimin e vaskës. Por një gjë duhet ta kuptoni se pas pastrimit me kimikate të vaskës, vaska shpëlahet andaj edhe sasia e mundshme e mbetur nga detergjenti nuk e bën ujin e vaskës të dëmshëm më shumë se uji që ndodhet në pishina.
Një rrezik tjetër është plumbi në ujësjellësit e vjetër, pasiqë asnjë sasi e plumbit nuk është e mirë nëse konsumohet. Me lëshimin e ujit të nxehtë, rritet sasia e plumbin në ujë, mirëpo duhet të kuptohet se kjo gjë ndodh me tubacionet e vjetra.
Që të shpërqëndroni fëmijën tuaj nga uji, bëni mirë ti vendosni lodra në vaskë./kosovarja.ch/