-0.3 C
Priština
More

    A është në rregull t’i largojmë qimet e thinjura?

    spot_imgspot_img

    A ju kanë treguar se nuk duhet t’i shkulni qimet e thinjura sepse në atë vend do të dalin dy tjera? Ne kemi hulumtuar pak se sa e vërtetë qëndron në këtë dhe a është në rregull t’i shkulni qimet e thinjura.

    Reagimi i parë i shumë grave kur shohin qimen e parë të thinjur në flokë është që ta shkulin atë. Mos u brengosni nuk jeni i pari që e bën këtë. Gratë shkulin qimet e thinjura edhe ndërmjet dy ngjyrosjeve që të mos vërehet rritja (shtimi) i tyre, natyrisht nëse nuk janë të shumta.

    Shtrohet pyetje se a mundet kjo shprehi të dëmtojë flokët apo do të ndodhë ajo që po na frigojnë tërë jetën se në atë vend do të dalin tri të thinjura?

    Profesionistët thonë se nuk duhet bërë panik, nuk mundë të ndodhë diçka epokale, në vendin ku do ta shkulni qimen do të dalë tjetër qime e cila do të jetë gjithashtu e thinjur.

    Më e keqja që mundë të ndodhë është se së bashku me rrënjën mundë ta shkulni edhe vetë folikulin e qimes dhe në këtë rast qimja në atë vend nuk do të dalë më. A e keni nxjerrë folikulin do ta vëreni nëse rrënja e qimes është e kuqe. Në këtë rast mundë të ndodhë që qimja të rritet në kahje të kundërt, kah brendia, jo nga jashtë dhe mundë të shkaktojë infeksion, por që ndodhë vërtetë shumë rrallë.

    Kur bëhet fjalë për mitin se në vend të njërës në të njëjtin vend do të dalin tri qime të thinjura, po ju themi menjëherë se aspak nuk është e vërtetë, por edhe dermatologët edhe floktarët (frizerët) këshillojnë që të mos i shkulni të thinjurat sepse sot ka shumë mënyra efektive për t’i maskuar.

    Për të shmangur tundimin për shkuljen e të thinjurave mes dy ngjyrosjeve është shumë me rëndësi që rregullisht t’i lyeni qimet e reja, kurse floktarët propozojnë që ta rinovoni ngjyrën çdo gjashtë javë. Gjithashtu, është shumë me rëndësi të ceket se duhet të lyeni vetëm fundin e rritjes së qimes e jo edhe majat sepse ngjyrosja e shpeshtë e majave të cilat tashmë janë të ngjyrosura mundë të dëmtojë dhe thajë flokun.

    Dhe për fund të cekim se, edhe pse nuk mund të ndodhë asgjë e keqe, këshilla jonë është të mos i shkulni të thinjurat por t’i pranoni si pjesë përbërëse e moshës dhe thjeshtë të filloni me ngjyrosjen e rregullt të flokëve.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...