0.5 C
Priština
More

    A është mirë që të hani turshi tash kur jeni shtatzënë?

    spot_imgspot_img

    Është koha e turshive dhe tash kur jeni shtatzënë, mund të mendoni se a është mirë që t’i konsumoni ato.

    Sot, të gjitha perimet mund t’i blini në dyqanin e lagjes pa marrë parasysh periudhën e vitit. Ndonëse kjo e ka lehtësuar punën në kuzhinë, jam i sigurt se të gjithë pajtohemi se turshitë janë të pazëvendësueshme.

    Turshitë bëhen përmes procesit të laktofermentimit kur amidoni dhe sheqeri i cili gjendet në perime transformohet në acid acetik. Prodhimin e acidit laktik e ndihmojnë edhe shumë baktere.

    Në perimet e fermentuara shumohen laktobacilet të cilat stimulojnë prodhimin e shumë enzimeve dhe substancave antibakterore dhe antikancerogjene.

    Laktobacilet ndihmojnë tretjen e ushqimit, e përmirësojnë imunitetin, rrisin sasinë e vitaminës B, omega 3 acideve yndyrore, enzimeve tretëse, laktozës dhe acidit acetik.

    Një “pikë e dobët” e turshive është sasia e madhe e kripës, por perimet e konservuara mund t’i shpërlani me ujë për ta larguar kripën.

    Turshitë e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme se sa ato industriale. Në turshitë industriale ka shumë uthull (prandaj edhe janë më të tharta) dhe pasterizimi bëhet në temperatura të larta të cilat i ndërpresin proceset enzimatike dhe i vrasin laktobacilet.

    Të mirat e turshive janë:

    – E rivendosin ekosistemin e organizmit duke shtuar bakteret “e mira”.
    – Laktobacilet e ndihmojnë tretjen e ushqimit.
    – Enzimet e lehtësojnë tretjen.
    – Turshitë e rregullojnë nauzenë dhe të vjellurat e mëngjesit.
    – E pastrojnë organizmin. Fillimisht shtohet sasia e gazrave në zorrë, por shumë shpejt rregullohet puna e zorrëve dhe jashtëqitja.
    – Turshitë e shtojnë oreksin.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...