Nuk është befasi që për këtë pyetje ekziston një debat me qëndrime të kundërta, disa femra e mbështesin idenë se të flini me sytjena e pengon varjen e gjinjve dhe i bën të duken mirë dhe të ngritura, ndërsa grupi tjetër as që e diskuton këtë gjë pasiqë mendon se është tejet veprim i dëmshëm. Ekziston një konfuzion rreth kësaj teme dhe rreth përfitimeve dhe dëmeve nga ky veprim andaj edhe konsultuam ekspertë të çështjes.
“ Nuk ka dëshmi nëse gjumi në sytjena ju ndihmon apo dëmton, varja e gjinjve varet nga disa faktorë andaj nuk mund të merret si argument i mirë” thotë Gut.
Në anën tjetër Beki thotë se gjumi me sytjena u jep gjinjve mbështetje 8 orëshe andaj edhe ua ruan formën. Kjo gjë varet nga madhësia e gjinjve, femrat me gjoks më të vogël nuk kanë nevojë të flejnë me sytjena mirëpo ato me gjoks të madh po. Vlen të potencohet se sytjenat për gjum duhet të jenë sportive dhe të buta pasiqë ato me tel janë të dëmshme dhe aspak të rehatshme.
Mirëpo Gut thotë se sytjenat nuk duhet të jenë të ngushta saqë të pengojnë qarkullimin e çdo forme mirëpo nëse kontribon në bllokim limfatik do të shihni shenja si edema dhe akumulimi i lëngjeve në gjoks, një shenjë e hershme dhe jokancerogjene në nyjet limfatike. Nyjet limfatike shërbejnë si sistem drenazhimi i gjoksit që e lirojnë atë nga toksinat, shërben si pastrues nga çdo gjë e huaj dhe e dëmshme andaj mosfunksionimi i tyre shkakton shumë probleme. Përfunsimisht mund të konstatojmë se gjumi në sytjena është çështje personale e gruas, përderisa ndjehet komfort.