Me zhvillimin e fabrikave dhe prej kohës që ka dalë vaji, gjalpi pothuajse ka dalë nga përdorimi. Ndërsa sot e përdorin vetëm njerëzit që jetojnë në fshatra dhe e prodhojnë vetë. Duke u nisur nga ajo që përdorimi i gjalpit lidhet edhe me shumë sëmundje që kan prekur njerëzit sot, njerëzit kryesisht janë duke përdorur vaj të rafinuar, duke menduar se me këtë e ndihmojnë shëndetin e tyre.
A përdorni në përditshmëri më shumë gjalpë apo vaj?
Yndyrërat janë të nevojshme për organizmin e njeriut, por është edhe një fakt që ato sa të ndihmojnë për shëndetin të shkaktojnë edhe problem shëndetësore, varësisht nga prodhimi apo sasia që përdorni dhe mënyra e përdorimit.
Vaji apo gjalpi – çfarë është më e shëndetshme?
Edhe pse yndyra e kafshëve ka kohë që është hedhur në harresë, ende ka polemika se cka është më shëndetshëm të përdorësh, vaj apo gjalp. Kur përmendet vaji zakonisht na shkon mendja tek ajo që përdoret sot, vaj i rafinuar i lule diellit.
E vërteta është para 100 vjetëve njerëzit nuk kanë përdorur vaj dhe nuk janë ballafashuar me sëmundje kardiovaskulare. Infarkti dhe hemoragjia cerebrale zakonisht i ka prekur vetëm personat në moshë. E ndërsa sot këso sëmundjesh të rrezikshme prekin shumë njerëz në mosha të ndryshme.
Sigurisht që ky nuk është i vetmi shkaktar për këto sëmundje, por thuhet që përdorimi i vajit dhe margarinit janë goxha dyshues për përhapjen e sëmundjeve. Gjithashtu disa ekspertë theksojnë që gjalpi është më i përshtatshëm për fërgesë sepse ai është më rezistent ndaj temperaturave të larta, derisa në kohën e nxehjes vaji liron sasi të madhe radikale që është vërtetuar se shkaktojnë sëmundje si ajo e aterosklerozës dhe kancerit.
Anët pozitive të yndyrërave
Sot yndyrërat keqkuptohen me peshën e madhe të trupit si dhe me yndyrërat në gjak. Gjëndrat yndyrore nuk janë shkak vetëm i përdorimit të madh të yndyrës, shkak janë edhe përdorimi i madh i karbohidrateve, sheqerit dhe brumërave.
Duhet cekur se yndyra nuk do të thotë gjithsesi diçka jo e shëndetshme. Njeriu nuk mund të jetojë pa yndyrëra dhe disa nga to janë shumë të rëndësishme. Kur do t’i kishim larguar krejtësisht nga ushqimi, do të shkaktonim sëmundje të shumta bile edhe vdekjeprurëse.
Yndyrërat janë burim i thartirës yndyrore, janë omega-3 dhe omega-1, të cilat organizmi ynë nuk mund t’i prodhojë dhe i marrim përmes ushqimit. Besoni apo jo yndyrërat janë shumë efektive në luftë kundër trashjes, e janë shumë të rëndësishme sepse absorbojnë vitaminën A, D, E dhe K, mbrojnë organe të caktuara, ruajnë shëndetin e lëkurës dhe syve dhe ndihmojnë në zhvillimin e organizmit të fëmiut. Por normal nuk është njëjtë me të gjitha llojet e yndyrërave, varet cilën e përdorim.
Nëse ushqimi ynë bazohet në gjëra ushqimore të kafshëve dhe konsumojmë çdo ditë mish të kuq, produkte tjera të mishit, margarine dhe vajra të rafinuar – atëherë rruga drejt sëmundjeve është e sigurtë. Në anën, tjetër nëse ushqimit tonë i shtojmë vajra bimësh, si ajo e farave apo fryteve të arrës (bajamit, arre dhe lejthie) do të ndihmojë shumë në ruajtjen e shëndetit tonë.
Pse vaji i rafinuar është i dëmshëm?
Fatëkeqësisht prodhimi i vajit sidomos në kohën e fundit është prishur shumë. Sot prodhuesit e nxejnë farën shumë dhe në këtë mënyrë ato e humbin materialin ushqyes, më pas në to shtojnë edhe substance kimike që vaji të jetë më stabil në kontakt me diellin, erërat dhe të nxehtit.
Njerëzit shpesh e blejnë këtë vaj edhe për shkak se është më i lirë, por edhepse këto bimoret nuk ua ‘maskojnë’ ushqimin me aromën që ata e preferojnë. Vajërat e rafinuar paraqesin ekuivalent në sheqer dhe miell dhe për vetë këtë fakt është e dukshme që duhet t’i shmangim. Është e vërtetuar që përdorimi i rregullt i këtyre produkteve rrit kolesterolin, por edhe rrezikun e sëmundjes nga kaneri, zvogëlon insulinën dhe zvogëlon aktivitenin e mëlçisë në trup.
Ruajuni nga yndyrërat e ngopura!
Kur konsumohet shumë yndyrërat që janë më të dendura kanë prirje që të bllokojnë arteriet, e bashkë me këtë biejn deri tek infarkti dhe hemorragjia cerebrale. Gjithashtu ndikojnë edhe tek rritja e kolesterolit në gjak.
Këto yndyrëra gjendet tek gjërat ushqimore me prejardhje të kafëshve, por edhe në disa vajëra bimorë, siç është ai i palmës, kokosit dhe që prodhohet nga farat e palmës. Këto në fakt janë yndyrëra që në temperaturë të dhomës janë të ngurrëta, këto duhet urgjentisht t’i hiqni nga përdorimi.
Yndyrërat e pangopura – miq të shëndetit tuaj
Yndyrërat e dendura ndahen në ato mono të dendura dhe poli të dendura dhe duhet të jenë dominante në ushqimin tuaj, nëse doni që t’i largoni problemet shëndetësore kardiovaskulare. Yndyrërat mono të dendura gjenden në vajin e ullirit, susamit, avokados dhe të frutave të arrave. Ndërsa burim të yndyrërave poli të dentura janë vaji i grurit, sojës, lulediellit dhe lirit.
Cilat vajëra duhet t’i përdorim në ushqim?
Vaji i ullirit: Në kohët e fundit ky vaj më shumë është duke u promovuar si ilaç sesa si diçka që duhet përdorur në ushqim. E vërteta është se përdorimi i këtij vaji ju ndihmon që të mos merrni kancer në zorrë të trashë, kancer në gji dhe në prostatë, gjithashtu ndihmon edhe në sëmundjet e zemrës. Vaji i ullirit i ka marëdhëniet më të mira me acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6. Është e mirë në shërimin e gastrisit, të thatit në lukth, ndihmon kundër senilitetit, lehtëson tretjen, ndihmon në shkakrimin e biliareve, ngadalëson mplakjen… Gjatë ditës nuk duhet të përdorni më shumë se dy lugë vaj ulliri dhe normal që është e rëndësishme të shikoni që të jetë prodhim i vajit të virgjër të ullirit jo të jetë prodhim vetën nga lëvorja.
Vaji i susamit
Në makrobiotikë, ky vaj dominon. Përdoret edhe në fërgesë, sepse thuhet që është rezistues nga temperaturat e larta. Normal, bëhet fjalë për vaj të ftohtë e të kulluar. Në kulturën aziatike ky vaj përdoret si ilaç për shumë sëmundje, duke përfshirë edhe ato kardiovaskulare dhe kancerin. Gjithashtu rekomandohet edhe për forcimin e imunitetit, uljen e shtypjes së gjakut por edhe në preventimin e kalljeve. Mund të përdoret edhe për mirëmbajtje të flokëve dhe lëkurës.
Vaji i kungullit
Me shtypjen e ftohtë të farave të kungullit fitohet vaji shumë i dobishëm me vitamina, minerale dhe yndyrëra jo të dendura A, B1, B2, B6, D,C, E dhe K. Krahas kësaj, ky vaj është i pasur me proteina dhe ndikon mirë në organizëm. Ndikimi i tij shërues përdoret vëçanërisht për raste të sëmundjes së prostatës. Mund të përdoret për sallata, sose të ndryshme dhe në ëmbëlsira…
Vaji nga farat e rrushit
Ky vaj i takon vajrave që i rezistojnë tempëraturave të larta dhe për këtë bën pjesë tek vajrat që janë të mira për fërgesë dhe pjekje. Polifenoli i vajit të farave të rrushit mbron qelizat prej përbërësve të dëmshëm oksidantë, ruan enët e gjakut nga grumbullimi i kolesterolit dhe forcon muret e enëve të gjakut, duke zvogëluar rrezikun nga tromboza. Vaji i farave të rrushit rrit nivelin e kolesterolit të mire, ndësa e zvogëlon të keqin, rregullon të pamurit dhe është i dobishëm në preventivën e kancerit, ndikon mire në prostatë, impotencë dhe në shtrëngimet e barkut gjatë menopauzës. Ka efekt edhe kundër kalljeve, zvogëlon stresin dhe ngadalëson plakjen. Është i jashtëzakonshëm për mirëmbajtje të lëkurës dhe për preventivë të strijave.
Vaji i lulediellit
Ky vaj nuk ka balans të mirë të thartirës omega, por është burim kryesor i vitaminës E. Shtyrdhja e vajit të lulediellit e ka erën më të rëndë dhe për këtë arsye nuk e pëlqejnë të gjithë. Por është i mirë për përgatitje të ushqimeve dhe i reziston temperaturës së lartë. Dhe çka është më e rëndësishmja, është shumë i mirë për sëmundje të zemrës dhe për rritje të imunitetit.