Këngëtarja kosovare më famë botërore, Rita Ora, ka kohë që zyrtarisht ëshë single dhe nuk është komentuar për ndonjë lidhje të re dashurie. Por, së fundmi ka nxitur thashetheme për një gjë të tillë.
Një nga postimet e fundit në rrjetet sociale ka nagjallur dyshime për një romancë të re.
Ajo postoi një foto të një mashkulli, i cili mbetet misterioz, ngase fytyrën ia mbulon kapela që e ka të vendosur në kokë.
Detaji që bie në sy në atë foto janë rruazat që kishte në qafë, e të cilat i kishte vendosur edhe Rita ditë më parë.
Se a ka filluar ajo lidhje të re dashurie, apo personi në fjalë është ndonjë mik i saj, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.
Kujtojmë se lidhja e fundit e Rita Orës ishte me aktorin Andrew Garfield.