-1.4 C
Priština
More

    A është i rrezikshëm uji i detit dhe i pishinave gjatë pandemisë?

    spot_imgspot_img

    Vera është këtu, të paktën zyrtarisht po! Ditët janë më të gjata, qielli më blu dhe i pastër, rrezet e diellit shkëlqejnë gjatë gjithë ditës, temperaturat e larta – gjithçka nga këto të drejton në plazh, pranë detit.

    Në një kohë kur të gjithë ëndërrojnë për të marrë ca ditë pushim diku me detin pranë, rërën dhe diellin e nxehtë, ka ende një pyetje të madhe që ka mbetur në mendjen e njerëzve: është i sigurt uji i detit apo edhe i pishinës gjatë pandemisë së coronavirusit?

    Ekspertët e shëndetit kudo në botë thonë se “po, uji i detit apo edhe ai i pishinave është i sigurt dhe përmes tyre nuk ka mundësi të infektohesh me coronavirus. Natyrisht, sa kohë secili prej nesh respekton rregullat e distancimit shoqëror brenda dhe jashtë ujit”.

    Sipas Qendrave të SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, nuk ka asnjë provë që virusi që shkakton COVID-19 mund të përhapet nga personi në person në ujin e pishinave, në ujërat termale, dete, oqeane apo liqene.

    Dezinfektuesit e pishinës si klori, ndikojnë në zhdukjen e virusit, duke siguruar një shtresë tjetër mbrojtjeje.

    Por turmat ende paraqesin rrezik.

    Kjo është arsyeja pse autoritetet shëndetësore që po miratojnë rihapjen e pishinave dhe plazheve po krijojnë rregulla të përkohshme që kufizojnë kapacitetin, por kërkojnë edhe mbajtjen e maskave.

    Autoritetet shëndetësore thonë se njerëzit që shkojnë në plazh ose pishinë këtë verë duhet të ndjekin të njëjtat këshilla për këdo në publik:

    ▪ Qëndroni të paktën 1.5 – 2 metra larg nga njerëzit me të cilët nuk shoqëroheni
    ▪ Mbani maskë në fytyrë
    ▪ Lani duart shpesh dhe rrini në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...