Kjo metodë është vlerësuar nga një ekspert i bukurisë …
Kohët e fundit në internet është vlerësuar nga masazhistja tajlandeze në San Francisko, se trajtimi me goditje me shuplakë në fytyrë mund të reduktojë pamjen e rrudhave, tkurrjen e poreve dhe hollimin e fytyrës. Metoda e saj është ekstreme… por në kuptimin më pak dramatic, me të vërtetë ekziston teknikë për këtë truk. Në fakt, goditja e fytyrës mbështetet shumë në botën e bukurisë.
Gjatë bisedës me themeluesen e kësaj metode, Christine Chang, ajo shpjegoi është teknike e cila përdoret në Kore për të ndihmuar absorbimin e kujdesit të lëkurës në mënyrë efikase si dhe për të ndihmuar lëkurën e thatë pas pastrimit.
“Goditja e fytyrës me shuplakë të dorës, është diçka që e mësoni nga nëna juaj”, shpjegon Chang. “Një nga kujtimet e mia të hershme është duke parë nënën time se si në mënyrë të përpiktë ka praktikuar hapat ndaj kujdesit të lëkurës, duke ndihmuar mikro-qarkullimin, si dhe duke mbajtur lëkurën të përforcuar dhe të tonifikuar. Unë e kam përdorur këtë pas pastrimit të fytyrës me një peshqir të pastër dhe pasi është tharë mirë lëkura nga uji kam aplikuar kujdesin ndaj lëkurës”.
Filloni të zbatoni teknikën e goditjes në vend të serumeve apo hidratuesve, duke përdorur gishtërinjtë butësisht dhe duke bërë lëvizje rrethore si dhe lartë e poshtë. Mund të duket sikur po përdorni shumë forcë, por në të vërtetë kjo teknikë nuk kërkon shumë presion, thekson ajo.
Ndoshta ky trajtim kërkon pak më shumë punë në krahasim me rutinën tuaj të përditshme të kujdesit ndaj lëkurës, por mbani mend: zbatimi i duhur është po aq pjesë e rutinës së bukurisë njëlloj sikur produktet, dhe përderisa është i lodhshëm, ia vlen të praktikohet për hir të përfitimeve të ëmdha. /kosovarja.ch/