1.4 C
Priština
More

    A është e vërtetë se rruajtja e kokës së foshnjes bën që të dalin flokë më të mira

    spot_imgspot_img

    Jo. Kjo nuk ka të bëjë aspak me trashësinë e rritjes së flokëve. Flokët rriten përmes folikulit që gjendet brenda lëkurës së kokës, dhe ajo që tentoni të bëni në sipërfaqe të kokës nuk ndikon aspak në zhvillimin e flokëve brenda folikulit.

    Kur flokët e rruara rriten sërish njëlloj, mund të keni ndjesinë se janë më të trasha sepse skajet e qimeve pas rrojes apo prerjes, janë të gjatësisë së njejtë. Qimet individuale kalojnë përmes nje cikli rritës dhe ndalues, gjë që është arsyeja pse qimet rriten në mënyrë natyrale dhe janë të gjatësisë së ndryshme.

    Është shumë e zakonshme që foshnjat të humbin një pjesë të flokëve, apo edhe të gjitha, zakonisht rreth muajit të katërt. Qimeve të reja iu duhet pak kohë deri sa të rriten, dhe kur të dalin, ato mund të jenë të cilësisë së ndryshme, madje edhe ngjyrë të re.

    Pra, nëse ju rruani, shkurtoni apo krehni me furçë flokët e foshnjes, këto veprime nuk ndikojnë aspak në përmirësimin e rritjes apo dëmtimin e tyre. Kjo varet kryesisht nga faktori gjenetik./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...