Po. Veshja e një palë shtrënguesëve prej likrës “për formësim të trupit”, sidomos në vithe, bark apo kofshë, nuk dëmtojnë fëmijën tuaj, pa marrë parasysh se sa afër mund të jetë. Fëmija juaj është i mbrojtur mirë nga lëngu amniotik, dhe kompresimi apo shtrëngimi i lehtë që bëhet në bark si pasojë e këtyre veshjeve shtrënguese, nuk shkakton asnjë dëm.
Megjithatë, këto shtrënguese “të rregullta” nuk mund të jenë zgjedhja juaj e rehatshme për trupin tuaj që është vazhdimisht në rritje. Nëse ndjeheni mirë, në rregull mund ti përdorni. Përndryshe, ju mund të provoni linjën e shtrënguesve për femra shtatzënë “Mama” ose edhe produkte tjera që janë në dispozicion enkas për shtatzëni./kosovarja.ch/