1.4 C
Priština
More

    A është e këshillueshme të flesh me freskuesen ndezur?

    spot_imgspot_img

    I nxehti i verës është i padurueshëm për të gjithë. Temperaturat e larta janë të vështira për t’u përballuar, sidomos kur vapa bëhet shqetësuese edhe për gjumin.

    Në ditët e nxehta, edhe netët janë po ashtu të nxehta dhe nuk ka gjë më të bezdisshme se sa djersitja. Në këto raste ka vetëm një zgjidhje: të lëmë në punë freskuesen. Shumë shpejt vjen ajër i freskët në fytyrë dhe ja u zgjidh.

    Por, a duhet ta përdorim freskuesen gjatë natës dhe cilat janë telashet që mund të sjellë një gjë ë tillë?

    Së pari, përdorimi i freskuesës deri sa fleni sjellë tharjen e ajrit në ambientet ku bëni gjumin dhe kjo mund të vërehet kur fillon të të thahet goja dhe ndien thatësirë edhe në krahëror.

    Kjo është një shqetësim i mjaftueshëm për të pasur një natë të keqe dhe gjumë jo të qetë, pasi detyroheni të zgjoheni disa herë për të pirë ujë dhe kjo rritë mundësinë e ftohjes.

    Së dyti, freskuesja nuk është përdorur shpesh gjatë ditës dhe kështu ka mbledhur pluhur. Nëse e vë në punë vetëm gjatë natës, ka shumë mundësi që të gjithë pluhurin e mbledhur ta shkarkojë në dhomën ku fleni. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e sinusëve, duke çuar më tej në infeksion, në ftohje etj.

    Kështu, ose pastroje rregullisht para se ta vësh në punë gjatë natës, ose vuaj pasojat! Kur trupi nuk është në gjendjen optimale, sistemi imunitar nuk mund t’i mbajë jashtë bakteret dhe viruset.

    Pra, nëse je në një mjedis të ftohtë, sistemi imunitar nuk është i besueshëm për të luftuar kundër bakterieve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...