1.4 C
Priština
More

    A është duke më gënjyer i dashuri? Ja 9 shenjat se partneri juaj është një gënjeshtar

    spot_imgspot_img

    Gënjeshtra është një akt bashkëpunues, d.m.th që gënjeshtra të ketë sukses kemi nevojë për gënjeshtarin dhe për personin që i beson gënjeshtarit. Për fat të keq, ne kemi tendencë që t`u besojmë personave që na kanë parë lakuriq, kjo d.t.th se 50 % e personave që kërkojnë në Google “ si të zbuloj nëse më gënjen ai” e dinë se janë të gënjyera mirëpo nuk dëshirojnë t`a besojnë.

    Zbrazëtirat në lidhje janë shumë reale dhe të gjithë gënjeshtarët e dinë këtë gjë. Një rregull për manipulimin e njerëzve është t`u jepni diçka që ata kanë nevojë shumë, ndërsa ata persona që kërkojnë dashuri dhe besim zakonisht e kanë të vështirë të shohin të vërtetën.

    është e komplikuar të kuptohet arsyeja pse rrimë vërdallë njerëzve të cilëve nuk u besojmë? Pse fjalët e ëmbla fitojnë mbi argumentet e idhëta? Kur të kuptoni se çfarë dëshironi të dëgjoni do të mund të mundoheni të kuptoni edhe të vërtetën.

    Gënjeshtra i shërben një qëllimi në lidhjen tonë, ajo ndihmon në mbulimin e zbrazëtirës ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, me qëllim që lidhjet në zhvillim të kenë gjasa për të luftuar. Për lidhjet më të zbehta, si ato mes miqve apo kolegëve, gënjeshtrat e vogla që i përdorni për të evituar shoqërimin me ta nuk janë punë e madhe. Duhet të brengoseni kur ndjeni se partneri mund të fsheh diçka. Për më shumë, lexoni nënëtë “alarmet” që duhet t`ju zgjojnë.

    1. Flet në një mënyrë formale dhe të largët

    Thënia e famshme e Bill Klintonit: “ Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me atë grua” është e famshme pasiqë është “alarm”. Ai përdori “nuk kam” në vend të zakonshmes “s`kam”, ndëesa “atëgrua” e tha me qëllim që të distancohet ngae vërteta e hidhur. Shpesh tek gënjeshtarët e hasim fenomenin e eliminimit të përemrit “UNë”, me qëllim që të distancohen nga rrëfimi.

    1. Ndryshime në ngjyrën dhe tonin e zërit

    Ju jeni gjysëm agjente e FBI në këtë rast, pasiqë e njihni mirë partnerin tuaj dhe i dini modelet e zakonshme të zërit të tij, andaj është e vështirë që të gënjeheni.

    1. Ka nevojë për kohë të gjatë derisa të përgjigjet në pyetje

    E thënë troç, e vërteta nuk ka nevojë për kohë që të formulohet, kjo vazhdon edhe për tekstet dhe sms.

    1. Përgjige të gjata dhe të komplikuara ndaj pyetjeve të thjeshta

    Kjo është edhe një indikator se gënjen, pasiqë nënvetëdija e rrefuzon këtë gjë, mirëpo i duhet kohë derisa të gënjejë vetveten.

    1. Ndryshimi i temës

    Rrefuzimi të flasë për një temë të caktuar, gënjeshtari e bën duke ju pyetur juve. P.sh. “Nuk është me rëndësi se ku isha unë mbrëmë, por ku ishe TI?”.

    1. Teprica e detajeve për një temë tjetër që ju nuk dëshironi ta flisni

    Në thelb, të gjithë e urrejmë gënjeshtrën dhe nuk jemi të mirë në të, andaj fillimisht do të flisnim për miliona gjëra të tjera të vërteta.

    1. Gjuha e trupit nuk përputhet me fjalët

    Kur i dashuri juaj ju gënjen se si shoku i tij u deh aq shumë dhe filloi të vjellë kudo, e më pas shkuan në banesë që të ndërrojnë rrobat dhe të bëjnë dush, e që e tërë kjo zgjati 4 orët që ju nuk e dinit ku është. Në këtë rast kontrolloni shprehjet e fytyrës dhe të trupit, nëse lëviz kokën për “jo” dhe ju thotë me gojë po, apo nëse qesh me vetëkënaqësi kur duhet të ndjehet keq, janë shenja të gënjeshtrës.

    1. Të rrefuzojnë apo të largohen nga diskutimi

    A keni vërejtur se si mashtruesit që janë fajtorë ndjehen të ofenduar kur ju dyshoni tek ata? Kjo ndodh pasiqë dëshirojnë të largohen nga diskutimet në të cilat duhet të gënjejnë.

    1. Nëse mbikompenson me fjalë

    Të themi sinqerisht…këto janë lajme të këqija. Ne mendojmë se i dashuri juaj proteston shpesh me fjalët “sinqerisht, seriozisht dhe me të vërtetë”, dhe përdor shumë “kualifikues” si “ me sa e di unë” apo “sa mund të më kujtohet”.

    Zbulimi i pavetëdijshëm i gënjeshtrave është shumë i zhvilluar tek njerëzit andaj juve edhe nuk ju duhen këshilla. Nëse ndjeni se diçka nuk është në rregull, kushtoni vëmendje./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...