1.4 C
Priština
More

    A e keni përjetuar ndonjëren nga këto gjëra në gjumë – S’jeni të vetmit…

    spot_imgspot_img

    Keni përjetuar paralizë në gjumë

    Sa prej nesh nga koha në kohë janë zgjuar në mes të natës duke mos qenë në gjendje të flasin apo të lëvizin? Nëse keni përjetuar një gjë të tillë, nuk jeni e vetme.

    Definicioni klasik i këtij fenomeni quhet “paralizë e gjumit” dhe është një fenomen i çuditshëm mirëpo aspak i pazakontë. Ata që e kanë përjetuar ju sugjerojnë se zgjat disa sekonda, në të shumtën disa momente, dhe ndodh në momente kur dëshiron të ju kap gjumi apo të zgjoheni.

    Prezencë misterioze

    Shumë prej nesh kanë raportuar një gjë të tillë gjatë paralizës së gjumit, ata kanë ndjerë një prezencë të diçkaje që e kanë përshkruar sikur të ligë dhe të rrezikshme, dhe shumica ndjejnë sasi të konsiderueshme të frikës, terrorit dhe panikut. Shkencëtarët thonë se ky fenomen është halucinacion si pasojë e paralizës së gjumit.

    Eksperienca shpirtërore?

    Disa shembuj tregojnë për fenomene që do të futeshin nën ombrellën e ideve “shpirtërore”, sikurse ndjenja kur rrimë pezull apo përvoja jashtë trupit fizik, vizita nga krijesa nga botë tjera, eksperienca afër vdekjes e të tjera. Jashtë filozofive fetare, fizika kuantike na tregon se ka “botë përbrenda botës ku jetojmë” të cilën nuk mund ta kuptojmë dhe absorbojmë kuptimin e saj.

    Ëndrrat e qarta

    Ëndrrat e qarta apo lucide janë eksperiencat e tilla kur në gjendjen e përgjumur, jemi tërësisht të kthjellët dhe të vetëdijshëm për gjendjen tonë. Andaj edhe ëndrrat na duke reale. Budistët tibetianë janë të njohur për praktikimin e këtij fenomeni si mjet për arritjen e ndritjes dhe pastrimit shpirtëror.

    Përvoja të vërteta apo të pavërteta

    Natyra e paralizës së gjumit është padyshim intriguese dhe e vërtetë për shumë persona që mendërisht janë stabilë. Ata të botës shkencore që e rrefuzojnë këtë përvojë si tërësish të pavërtetë ndërsa nuk kanë fakte të identifikojnë fenomenin e vërtetë, është më mirë që të jenë neutralë ndaj këtyre fenomeneve dhe t`i klasifikojnë si fenomene të pashpjegueshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...