Të kërkosh veten në Google duket paksa e çuditshme mirëpo çereku i amerikanëve dhe 1/3 e milenialëve (fëmijëve të lindur në mileniumin e ri), përshtypja e parë online është më e rëndësishme se prezentimi klasik, andaj edhe dëshirojnë të dinë se çfarë mund të dinë të tjerët për ata.
Çka është edhe më e çuditshme, më tepër se gjysma e të anketuarve kanë shprehur shqetësime sesi informatat e tyre online mund të ndikojnë negativisht në reputacionin e tyre. Një çerek i amerikanëve dhe gjysma e milenialëve janë ndikuar negativisht për informatat e tyre personale online, 42% e amerikanëve kanë pranuar se kanë ndryshuar meniet për dikë për shkak të informatave online për ata. Shumë e më shumë punëdhënës sot i investigojnë kandidatët potencial sipas informatave online për ata.
Sidoqoftë 53% e të anketuarve kanë pranuar se nuk monitorojnë informatat e tyre online, derisa 60% kurrë nuk e kanë kërkuar emrin e tyre në Google. Ata që e kanë bërë një gjë të tillë, e kanë bërë vetëm një apo dy herë në vit, edhepse vetë 20% kanë gjetur informatat që do dëshironin të tjerët ti lexojnë për ata.
“Më shumë se tre bilionë njerëz në botë e përdorin internetin çdo ditë”, thotë Predrag Leshiç, CEO i Domain.me. Përbërja online për secilin prej nesh krijon një protret të veçantë digjital, një të tillë që mund të qaset nga çdokush në çdo moment. Interneti është një mjet i fuqishëm për të lënë përshtypjen e parë, qoftë personalisht apo profesionalisht. Sikurse tregon studimi, shumica prej nesh e përdorin informatën në internet në favor personal.
A e keni kërkuar ndonjëherë vetveten në Google? A jeni kënaqur me rezultatet e zbuluara?
kosovarja.ch