0.5 C
Priština
More

    A e keni ditur që është e rrezikshme të ndalojmë teshtitjen!

    spot_imgspot_img

    Teshtitja mund të arrijë shpejtësinë edhe deri në 160 km/h, nuk duhet të pengojmë këtë proces, sepse atëherë organizmi pastron trupin nga papastërtitë.

    Sezonin e alergjive e shoqëron teshtitja me anë të së cilës trupi nxjerr ajrin nga mushkëritë përmes hundës dhe gojës. Me këtë pastrohen grimcat e huaja të cilat iritojnë mukozën e hundës dhe rikthet ekuilibri natyror. Shpesh nuk mund të nxirren të gjitha papastërtitë me një veprim dhe për këtë arsye nganjëherë teshtijmë disa herë rresht.

    Teshtitja mund të arrijë shpejtësinë prej 160 km/h, gjatë teshtitjes njerëzit nga vetja nxjerrin rreth 40.000 pikëza mikroskopike të „çyrrave” me shpejtësi mesatare prej 48-56 km në orë.

    Mukusi përhapet në diametër prej 1.5 metra

    Pikëzat e mukusit me teshtitje përhapen në diametër prej 1.5 metra. Studimet kanë konfirmuar se vetëm me një teshtimë e gjithë dhoma mbushet me virusin e gripit.

    Çdo i katërti teshtinë për shkak të diellit

    Përveç puplave, piperi, ftohja dhe alergjitë, edhe dielli mund të shkaktojë teshtitje. Çdo i katërti person ka foto refleks të ndjeshëm në rrezet e diellit dhe shiun. Shkencëtarët nuk janë të sigurt për shkakun e saktë, por konsiderojnë se truri i interpreton gabimisht sinjalet për ngushtimin e bebëzës së syrit dhe teshtimën.

    Zemra nuk ndalet gjatë teshtitjes, por vetëm ngadalëson

    Përkundër mendimit të zakontë se gjatë teshtitjes ndalon funksionimi i zemrës, shkencëtarët pohojnë se ky është vetëm një mit. Zemra vetëm ngadalëson, dhe shumica e njerëzve as nuk e vërejnë.

    Ndalimi (pengimi) i teshtitjes mund të shkaktojë plasaritje të daulles së veshit

    Ndalimi i teshtitjes është i rrezikshëm për shëndetin. Kjo mund të shkaktojë plasje të kapilarëve në sy, të dobësojë enët e gjakut në tru, të shkaktojë plasaritje në daullen e veshit, theksojnë mjekët.

    Në gjumë nuk teshtijmë

    Sytë gjatë teshtitjes refleksivisht mbyllen dhe në këtë mënyrë mbrohen nga hyrja e baktereive. Gjithashtu, njerëzit nuk teshtijnë në gjumë, sepse në atë kohë edhe nervat përgjegjës për teshtimën pushojnë.

    978 ditë teshtitje

    Rekordin e teshtitjes pandërpre e mbanë britanezja Donna Griffiths nga Rochester. Ajo ka teshtirë pandërpre për 978 ditë edhe atë një herë në çdo minutë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...