Zinku Oksid, një mineral, është përbërës aktiv në vajrat e shumtë që përdoren si rezultat i skuqjes së lëkurës së foshnjes gjatë ndërrimit të pelenave. Ky mineral mund të përzihet me përbërës tjerë të ndryshëm, për trajtimin e llojeve specifike të skuqjes së lëkurës nga pelenat po edhe irritime tjera të lëkurës. Ashtu sikur çdo medikament tjetër, edhe ky vaj duhet të përdoret vetëm kur rekomandohet.
Për çka përdoret oksid zinku
Oksid zinku më së shpeshti aplikohet për trajtimin e skuqjes së lëkurës nga pelenat, djegiet e vogla, lëkurë e plasaritur si dheirritime tjera të lëkurës. Pasi miratohet nga një profesionist i kujdesit shëndetësor, oksid zinku mund të përdoret për të trajtuar kruarjet rektale, djegie, irritim dhe dhimbje tjera të zorrës së trashë si pasojë e hemorroideve.
Si funksionon oksid zinku
Oksid zinku përzihet shpesh më përbërës tjerë duke krijuar kështu një lloj vaji i papërshkueshëm nga uji. Vetitë qetësuese të mineralit duke përfshirë edhe përzierjen e pengesë së lagështisë, ndikon që vaj të trajtojë skuqjen nga pelena dhe mbrojtjen e lëkurës. Ekzistojnë lloje të ndryshme të këtij lloj vaji. Disa kanë aromë më të lehtë, e disa janë më të trashë në krahasim me kremërat alternativë për skuqjen e lëkurës nga pelenat. Shumica e vajrave të bërë nga oksid zinku nuk pastrohen apo lahen aq lehtë, gjë që paraqet edhe përparësi po edhe mangësi të trajtimit.
Kufizimet e vajit me oksid zink
Kur vaji me oksid zinku përdoret për shtatë ditë por skuqja e lëkurës nga pelena vetëm se përkeqësohet, ka gjasa që të jetë zhvilluar ndonjë infeksion. Nuk është fare e pazakontë që foshnja ti ekspozohet ndonjë infeksioni bakterial ose fungal, për shkak të lagështisë së vazhdueshme dhe fekaleve. Drugs.com rekomandon që të kontaktoni mjekun nëse skuqja e lëkurës bëhet e ngrohtë, e kuqe e ndritshme ose nëse rrjedh lëng.
Çfarë duhet të konsideroni
Përdorimi i oksid zinkut tek foshnjat në përgjithësi konsiderohet i sigurtë. Në disa raste, një foshnje me alergji ndaj agjenteve të caktuar, mund të ketë ndonjë reagim ndaj këtij vaji. Sugjerohet që alergjenë të caktuar të përfshijnë zink, dimethicone, lanolinë, vazelinë, Parabens, vaj mineral ose dyll.
Konsiderata tjera
Pelena e izolon lagështinë dhe ngrohjen, e cila nxit edhe irritimin e lëkurës dhe rritjen e agjenteve infektues. Larja e fonshjes në një banjë të ngrohtë dhe duke e mbajtur të thatë sipërfaqen e lëkurës, mund të përmirësojë dhe parandalojë skuqjen e ardhshme.
Oksid zinku është një përbërës që nuk preferohet të përdoret tek foshnjat me pelena prej lecke. Petroleumi dhe përbërësit tjerë të ngjashëm që mblidhen tek kjo leckë mund të shkaktojnë përhapjen e lëngjeve në pelenë në vend që ti absorbojë ato. Nëse përdorni pelena prej lecke duhet të konsultoheni me mjekun për alternativa tjera të kremrave që mbrojnë lëkurën e foshnjes suaj./kosovarja.ch/
Picolino Cream është krem i prodhuar me kujdes dhe i testuar dermatologjikisht për lëkurë të ndjeshme.
Picolino është një produkt i dobishëm në rastet e dermatitit, skuqjes nga pelena tek fëmijët ekzemës. Prezenca e Zinc Oxiditit i jep lëkurës efekt qetësues, Vaji i Ullirit dhe Vaji i Bajamës i japin lëkurës efektin qetësues. Prezenca e Vitaminës E jep veprim mbrojtës dhe antioksidant. Pantenoli i jep butësi dhe qëndrushmëri. Aloe Vera hidraton lëkurën, mbron dhe e zbutë në mënyrë natyrale.