11 C
Priština
More

    A e dini se çka paraqesin vijat e bardha në thonjtë tuaj?

    spot_imgspot_img

    Njollat e bardha, të cilat quhen leukonychia, zakonisht paraqiten për shkak të lëndimeve të lehta në bazën e thonjve.

    Nëse keni menduar ndonjëherë se çfarë janë njollat e bardha në thonjtë tuaj, këtu po ju japim një përgjigje. Në fakt, shumica e këtyre njollave apo pikave të bardha paraqiten si rezultat i fluskave të ajrit nën thonj.

    Ky fenomen mund të jetë gjithashtu i trashëguar, por në situata të caktuara mund të jetë indikator i problemeve mjekësore, të tilla si lythat dhe infeksione fungale (onychomycosis), psoriaza dhe ekzema, të cilat mund të ndikojnë në thonjtë si dhe sarkoidoza e cila ndikon në lëkurë, mushkëri dhe organe tjera.

    Kur thonjtë janë të butë dhe kanë njolla të bardha, kjo gjendje njihet si thonjtë ‘Plummer’ dhe mund të tregojnë hipertiroidizmin.

    Linjat që paraqiten poshtë thonjve, mund të jenë tregues për sëmundje tjera. Shfaqja e vijave të bardha horizontale në tërë sipërfaqen e thonjve mund të jetë tregues për arrest kardiak, sëmundjen Hodgkin, malarjen.

    Nëse vëreni dy vija të bardha të ngushta horizontale në njërin thua apo më shumë, kjo mund të jetë hypoalbuminemia – ulja e nivelit të proteinave albumine në gjak. Ky lloj çrregullimi dhe këto vija mund të shkaktojnë disa kushte akute dhe kronike mjekësore, të tilla si sëmundje të veshkave, cerozë e mëlçisë, arrest kardiak dhe mënyrë e dobët e të ushqyerit. Por, mos u shqetësoheni, në shumicën e rasteve, këto vija paraqesin inflamacion të ndonjë infeksioni apo lëndimi.

    Mos injoroni ndryshimet që paraqiten në thonjtë tuaj, sepse ato ndërlidhen me shëndetin më shumë se sa ju e mendoni. Kontrolloni shpesh gjendjen e tyre dhe ruani shëndetin tuaj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...