5.5 C
Priština
More

    A e dini që duart dhe këmbët e ftohta tregojnë problemet tuaj shëndetësore

    spot_imgspot_img

    Tek ndjenja e gjymtyrëve të ftohta vijmë për shkak të një procesi me të cilin organizmi mban temperaturën e organeve vitale. Megjithatë, në qoftë se duart tuaja dhe këmbët janë shpesh të ftohtë, mund të tregojnë disa probleme shëndetësore.

    Anemi

    Nëse përveç duarve të ftohta ndjeni edhe lodhje, kokëdhembje, atëherë kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, molekulës e cila bart oksigjen në gjak dhe i jep gjakut ngjyrën e kuqe.

    Diabeti

    Ftohti dhe ndjesia e shpimit të gjilpërave në duar dhe këmbë mund të jenë shenja e parë e diabetit. Diabeti le pasoja në gjak si dhe në sistemin nervor, andaj shoqërohet me këto fenomene. Vazhdimisht jeni të etura, hani shumë, as nuk shtoni as nuk humbni kilogramë, atëherë me çdo kusht duhet të bëni kontroll të gjakut.

    Gjëndra tiroide

    Hypothyroidism-i ose gjëndër tiroide me punë të ngadaltë, rezulton në metabolizmin e ngadalshëm, dhe është i shoqëruar shpesh me gjymtyrë të ftohta apo ndjenjë të ftohtë në tërë trupin. Lodhje, të qenurit i përgjumur, ngadalësia e të folurit dhe të lëvizjes si dhe jotoleranca e temperaturave të larta janë simptoma të qarta të këtij çrregullimi.

    Stresi Stresi mund të jetë një shkak i duarve dhe këmbëve të ftohta. Ai nxit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkëve, i cili ngushton enët e gjakut dhe qarkullimi është më i dobët, andaj duart dhe këmbët janë të ftohta./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...