A e dini çmimin e modës së lirë?

Ushqimi i shpejtë, moda e lirë… e gjitha kjo karakterizon ditët e sotme. Për ushqim të shpejtë edhe zogjtë në degë e dinë që është i rrezikshëm, e çfarë pasoja ka mbushja e përditshme dhe e pamenduar e dollapëve ka treguar një hulumtim i Elizabeth Cline e cila për vete thekson që është ‘shopoholic ( e varur nga bërja shopping) e shëruar’.

Elizabeth me vite ka blerë aq shumë rroba që kur ka menduar për të gjitha ka mundur të mbush një anije plot. Më pas në verë të 2009-tës ka vendosur ta këpus siguresën, e atë pikërisht kur i ka blerë shtatë palë sandale të ngjashme.

Elizabeth ka shpenzuar shume por me të vërtet shumë para dhe kohë nëpër dyqane, por ka vendosur të pyes shprehitë e veta. Rezultati i kësaj është libri “Overdressed: The Shockingly High Cost Of Cheap Fashion“. Këto janë faktet më interesante dhe njohurit tek të cilat ka ardhur.

Trendi nuk ekziston

Nuk ka më periudha e dekada të njohura të modës- thekson Elizabeth Cline.

Të tetëdhjetat dhe nëntëdhjetat kanë qenë vitet e njohura për shkak të trendëve, por ‘moda e shpejtë’ në shekullin 21 e ka lënë këtë gjeneratë pa trend.

Varësia nga e lira

Cline thekson që jemi mësuar të paguajmë më pak e të marrim më shumë.

Familjet amerikane shpenzojnë 1700 dollarë në vit për rroba, ndërsa popullata blen rreth 20 miliardë rroba në vit- ka thënë ajo.

Shumë sende, e pak dyqane

Edhe pse jemi të mbushur me gjësende, zgjedhja nëpër dyqane është drastikisht e zvogëluar sepse në industri dominon zinxhiri global për shkak të së cilës ka më pak hapësirë për dyqane të vogla dhe butiqe sharmante.

Poliesteri është kryesori

Poliesteri është bërë materiali kryesor, Kuantiteti e ka mundur kualitetin.

Vetëm rrobat zbresin…

Edhe pse çmimet e vendbanimit, shkollimit, shëndetësisë dhe shumë sendeve tjera themelore janë në rritje e sipër, çmimet e rrobave në përgjithësi non stop zbresin.

Qepja është super kull

Cline thekson që blerja e rrobave ka dërguar deri tek mbyllja e saloneve të rrobaqepësisë. Ajo thekson që në industrinë e modës hudhja sa më e shpejtë në treg dhe qëllimi i zvogëlimit të kostos së prodhimit, i ka shndërruar rrobat në gjëra për një përdorim.

Për këtë ajo mendon që çdokush do të duhej të dijë të qepë rrobat e veta dhe të mendojë mirë për sasinë e blerjes së gjërave.

kosovarja.ch