Virusi Ebola mund të duket katastrofik, por jo edhe si virusi më i rrezikshëm që gjithpërfshin planetin. “Deutsche Welle” ka bërë një listë të 10 viruseve që cilësohen si më të rrezikshëm në botë.
Virusi Marburg
Është emëruar sipas qytetit të vogël të Gjermanisë i identifikuar në vitin 1967, ku të punësuarit në në një laborator janë infektuar nga majmunët e gjelbërt nga Uganda. Kjo shkakton konvulzione dhe gjakderdhje të mukozës, lëkurës dhe organeve. Shkalla e vdekshmërisë është 90%.
Ebola Zairean
Ekzistojnë 5 lloje të Ebola-së, por ajo Zairean-e është më vdekjëprurësja – duke shkaktuar vdekjen në 90% të rasteve.
Hanta Virusi
Është emëruar sipas fjalëve mes Koresë së Veriut dhe Jugut, ku ushtarët amerikanë janë infektuar nga ky lloj virusi gjatë Luftës Koreane në vitin 1950. Kjo shkakton sëmundje të mushkërive, ethe dhe dëmtim të veshkave.
Virusi i gripit të shpezëve
Rreziku i pranimit të virusit H5N1 është me të vërtetë i vogël. Ky virus mund të infektojë vetëm përmes kontaktit të drejtëpërdrejtë me shpezët.
Virusi Lasa
Këtë virus e kanë bartur brejtësit në Afrikën Perendimore.
Virusi Junin
Të infektuarit me këtë virus vuajnë nga pezmatimi apo inflamacioni i indeve, gjakderdhje të lëkurës dhe sepsës.
Ethet Krim – Kongo
Barten përmes rriqrave.
Virusi Macup
Shkakton temperaturë të lartë, e shoqëruar me gjakderdhje të mëdha. Infeksioni bartet përmes njeriut, por edhe nga brejtësit.
Virusi i pyjeve Kijasanur
I identifikuar në pyjet e Indisë në vitin 1955. Bartet përmes rriqrave.
Ethet tropikale
Këto ethe shkaktohen në vendet tropike dhe barten përmes mushkonjave.
Foto: Flickr