A duhet t`i ndani me dikë fantazitë e juaja seksuale?

Një mik njëherë më tregoi se kishte patur fantazi se si kthehej në shtëpi nga puna dhe se gruaja e tij ishte duke e pritur me të brendshme seksi, me take të larta dhe me buzëqeshje që tregonte se dëshiron seks të zjarrtë. Këtë dëshirë ia kishte kumtuar edhe të shoqes e cila një ditë ia kishte bërë realitet fantazinë. Mirëpo këtu ndodhi problemi, ai thotë se aspak nuk ndjeu eksitim apo emocione të mëdha edhepse kishte që mendonte për një gjë të tillë me vite.

Ndonjëherë fantazitë janë gjëra që ekzistojnë në sferën personale psikologjike dhe se duhet të ngelen aty ku janë.

Imagjinata erotike

Imagjinata erotike është sikurse ëndrra, nuk mund ta kontrollojmë atë dhe shpeshherë nuk dëshirojmë që ato fantazi të realizohen. Megjithatë fantazitë seksuale mund të bëhen të parezistueshme dhe vijmë në pikën ku dëshirojmë ti realizojmë atë. Supozojmë se do ti realizonit, a mendoni se këtë gjë duhet ta flisni me partnerin, a duhet që çiftet ti tregojnë njëritjetrit se çfarë fshihet në kokat e tyre? Nëse ju bën mirë të zbuloni fantazitë e juaja, atëherë flisni mirëpo duhet të jeni të kujdesshëm sepse mund të bëni më tepër dëm sesa mirë.

Për dhe kundër

Shumë njerëz mendojnë se në lidhje duhet të jeni të sinqertë me njëritjetrin, dhe nëse jeni të tillë do të mund të flisni për fantazitë e juaja seksuale. Normalisht që do të thoni edhe ndonjë gënjeshtër të vogël që mos ta lëndoni partnerin.

Ndonjëherë butësia dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se sinqeriteti, nuk themi se duhet ti mbani sekretet për vete por duhet të keni kujdes/

Nëse nuk i zbuloni fantazitë, partneri do të mund të mendojë se jeni e çuditshme, perverze apo diç edhe më keq.

A jeni e gatshme që të flisni hapur?

44 fantazi seksuale

Një studim i bërë mbi këtë temë ka zbuluar se një person i zakonshëm ka rreth 44 fantazi të ndryshme seksuale.

Në përgjithësi, 95% prej nesh ëndërron për seksin çdo ditë, një përqindje e vogël e pranon këtë, ndërsa edhe më i vogël është numri i njerëzve që i realizojnë fantazitë e tyre.

Fantazitë janë sikurse vibrator për trurin, e ngacmojnë atë dhe ju eksitojnë.

Nëse zgjidhni ti zbuloni fantazitë e juaja, ja disa këshilla:

Veproni në hapa të vegjël, në vend se të pyesni direkt për kyçje në një rol, pyesni nëse do të ksihte dëshirë të luajë në role.

Ngadalë e rrisni dozën e kërkesave, nëse partneri dakordohet në fillim atëherë do të mund të kërkoni më tepër me kalimin e kohës.

Nëse keni fantazi ekstreme dhe të fuqishme sikurse treshet, seksi grupor apo BDSM duhet të veproni me shumë kujdes. Ndoshta do të merrni atë që dëshironi por ekziston mundësia edhe të rrezikoni lidhjen.

Ajo që fantazoni nuk do të thotë se do të dëshironit të realizoni fantazinë, imagjinata juaj është nje mënyrë për të pasur emocione më të mëdha.

kosovarja.ch