A është termi ‘virgjëri’ jashtë mode? Disa ekspertë mendojnë se kjo temë, është e komplikuar.Koncepti i “virgjërisë” ka probleme
Feministët mendojnë se virgjëria tradicionalisht e kornizon seksualitetin femëror si një thesar, dhuratë ose kujtim që duhet ‘të jepet’ nga gratë.
Këshilluesit seksual kanë rënë në përfundimin se rrëfimet tradicionale rreth virgjërisë, shpesh nuk arrijnë të pasqyrojnë përvojat e intimitetit të shumë njerëzve.
Ata mendojnë se nocioni i virgjërisë është heteronormativ, dhe i pa zbatueshëm për shumë përvoja jo- heteroseksuale.
Nicolle Hodges, në librin “Filozofit e lirisë sekuale”, në Toronto, Kanada, arguemtoi se virgjëria ka potencial.
Në vitin 2020, Hodges publikoi “Oh, Places You’ll Go Oh Oh”.
E gjitha nisi nga studimi i ‘ orgazmave femërore’, duke zgjeruar perspektivat e eksplorimit seksual.
Duke inkuadruar seksualitetin si një udhëtim, Hodges kuptoi se kishte nevojë për një pikë nisjeje.
Por pika fillestare tradicionale e virgjërisë e goditi Hodges. Virgjëria, ishte një koncept tradicional çka bie në kundërshtim me fuqizimin e grave dhe çlirimin seksual.
“Ne jemi ende të ngurtë në konceptet që përdorim ”, u shpreh Hodges.
Prandaj autorja mendoi që të ndryshonte termat, duke i dhëne një kuptim të ri, i cili ishte “ Debutim Seksual”.
Lexuesit i kërkuan autores të zgjerojë idenë. Në këtë mënyrë autorja zëvendësoi termin e virgjërisë me debutimin seksual.
Njerëzit që e mbështesin në rrjetet sociale ishin të shumtë.
Debutimi seksual, ofroi një perspektivë të re nga e cila ata mund ta shihnin veten dhe të tjerët si individë seksualisht autonomë, secili duke krijuar rrugën e vet përmes intimitetit.
Si ka evoluar ‘debutimi seksual’
Si term, debutimi seksual ka ekzistuar për dekada të tëra.
Në fillimet e tij, debutimi seksual ishte një term klinik që synonte të zëvendësonte “humbjen e virgjërisë”, thotë Laura Carpenter, profesoreshë në Universitetin Vanderbilt në Tennessee, SHBA.
Carpenter është autorja e “Virgjërisë së Humbur” , një portret intim i përvojave të hershme seksuale mbi virgjërinë.
“Debutimi seksual “sigurisht shfaqet në botime të shumta akademike në vitet ’70 dhe ’80.
Përcaktimi i termave është i rëndësishëm për Carpenter, i cili ka hartuar kuptimet e ndryshueshme të termave duke përfshirë ‘seksin’.
Carpenter thotë se ajo ka përdorur termat virgjëri dhe humbje të virgjërisë në punën e saj pikërisht sepse ajo po kërkonte t’i drejtohej gjuhës që përdorën shumica e njerëzve për përvojën.
Sidoqoftë, ajo është e vetëdijshme se gjuha e ngarkuar moralisht që përdoret për të eufemizuar seksin rrallë përcaktohet saktësisht.
Kur ajo filloi hulumtimin e saj të doktoratës në mesin e viteve 1990, hulumtimi sugjeroi që grupe të ndryshme bashkëmoshatarësh në të njëjtën shkollë të mesme mund të kishin përkufizime krejtësisht të ndryshme të asaj që përbënte seksin.
Kjo do të thoshte se një term si humbja e virgjërisë mund të përkufizohet në shumë mënyra – dhe në shumë raste, përkufizimi ishte moralisht i paqëndrueshëm dhe i lidhur ngushtë me turpin.
“Unë mendoj se ne mund të ndryshojmë iden se virgjëria është momenti kur rrokullisni çelësin dhe gjithçka ndryshon,” thotë ajo.
“Kjo në përgjithësi nuk është e vërteta për shumicën e njerëzve, dhe për ato që është e saktë mund të jetë për shkak të konceptit të shoqërisë”, u shpreh autorja.
Burimi: CNN