1.7 C
Priština
More

    A do të ndodh bashkëpunimi i shumë pritur Ava Max, Dua Lipa, Bebe Rexha e Rita Ora?

    spot_imgspot_img

    Ava Max ka folur shqip në intervistën e saj të parë për mediat shqiptare. Këngëtarja e njohur në SHBA, foli për rrënjët e saj shqiptare dhe origjinën e prindërve të tyre, babait nga Qeparoi dhe nënës nga Saranda.

    Ajo tregoi se nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, dhe këtë vit kishte planifikuar të vinte, por pandemia nuk e lejoi.

    “Faleminderit. Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. Do të vija këtë vit, por me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin tjetër me siguri. Dua të vi shumë dhe kam shumë familje atje që po në presin”.

    Ava tregoi edhe lidhjen e fortë me gjyshen e saj dhe kujtoi gatimet e preferuara të saj.

    “Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”, u shpreh ndër të tjera Ava në “Ditë e re”.

    Ajo foli edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Rita Orën dhe tha se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët e tipit “Lady Marmalade”. Ava tha se me Duan nuk ka folur ende, por mezi pret ta takojë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...