3 parime spirituale për të marrë sa më shumë dashuri!

Sasinë e dashurisë që mund t’ia sigurojmë vetes është sasktësisht ajo sasi dashurie që ne mund të pranojmë nga dikush tjetër …

Në këtë botë ku dominon teknologjia dhe jeta virtuale, njerëzit kanë tendencë të njihen përmes rrjeteve sociale duke iu shmangur njohjes së vërtetë dhe kanë vetëm ndjenjën e marrëdhënieve të përkohshme. Njerëzit, pothuajse asnjëherë nuk takohen drejtpërdrejt, ofrojnë mesazhe dashurie përmes bisedave në këmbim të njohjes reale.

Seksi mund të bëhet një objektiv që jep ndjenjën e intimitetit artificial pa ndihmën e hapave shtesë që çojnë në intimitet të vërtetë, gjë që femrat mund të ndihen më të vetmuara se kurrë.

Pa marrë parasysh a jemi edhe ne pjesë aktive e kësaj vorbulle, të gjithë jemi të prekur. Një nga profesorët spiritual u kishte thënë studentëve të tij: “Krijoni marrëdhënie me veteveten”. Ata të gjithë qeshën me nervozizëm duke shikuar në dysheme për të mos krijuar kontaktin me sy me profesorin, por kurrë nuk e harruan atë moment. Atë që ai deshi ta nënkuptojë me atë fjali vërtetë kuptimplotë, ishte se nëqoftëse ne nuk jemi në gjendje ta duam veten, kush tjetër mund ta bëjë?

Nëse dikush pyet: “A dua që të jem në një marrëdhënie me veten?” Përgjigja shpesh është: “Jo, nuk dua.” Ne duam që partneri ynë të na përmbush. Do dëshironim që ai të na tregojë se kush jemi, punën që e bëjmë si dhe mbi të gjitha – privilegjin tonë.

Duhet ta kuptojmë se jemi të denjë. Askush tjetër nuk do ta dijë më së miri se ju. Askush tjetër nuk mund të zë vendin tuaj, vetëm ju jeni vetvetja. Nëse ju nuk ndiheni të denjë për dashuri, si mund dikush tjetër vërtetë të na dojë?

Në përgjithësi, kur ne nuk ndjejmë dashuri ndaj vetvetes, nuk jemi mjaftueshëm të hapur për dashuri apo për ta zbuluar atë. Ky është një ligj metafizik. Në këtë mënyrë ne mund të krijojmë varësi për dashuri të rreme, një lloj dashurie që duket si ajo, por realisht nuk është.

Ndonjëherë, mund të ngatërrohemi me idenë për konceptin e dashurisë, një ide e cila paraqitet dhe parapet në botën e mediave dhe revista, dhe për këtë arsye dështojmë plotësisht.

3 rregullat spirituale për një dashuri të vërtetë:

  1. Së pari, duani veten.mësoni ta duani veten edhe kur jeni të vetmuar.
  2. Së dyti, bëhuni të hapur të pranoni dashuri. Mësoni të bëheni të denjë për këtë.
  3. Së fundi, bëhuni i durueshëm. Me praktikë mund të mësojmë sit a duam dhe vlerësojmë veten. Kuptohet, kjo ndoshta merr kohë. Kini besim se dashuria e vërtetë do të vijë.

Përfundim: Sasia e dashurisë që ne mund ti ofrojmë vetes, është saktësisht ajo sasi dashurie që të tjerët na ofrojnë neve. Dashuria është gjithkah rreth nesh – dhe gjatë tërë kohës. Bëhuni të hapur. Argëtohuni me veten dhe të tjerët. Jini të përgatitur gjithmonë. Dashuria e jetës suaj mund të jetë kudo nëpër skuta – ja vlen vetëm ta kërkoni!

kosovarja.ch