6 gabime të flokëve që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

1. Prerja e flokëve është shumë e shkurtër.

“Nëse flokët janë të shëndetshme dhe të dendura, nuk ka asnjë arsye që ti preni në një mënyrë më konzervative vetëm për ti bërë flokët të përshtatshme për moshën tuaj”, thekson Thom Priano, stilues flokësh në New York City. Por, nëse i preni shkurtë, mbani pak më të fryera. Do të dukeni më moderne dhe mirëmbajtja e tyre do të jetë më e lehtë.

2. Flokët tuaja janë shumë të gjata.

Gjatësia e tepruar mund ti bëjë flokët të lëshohen apo varen te poshtë. Gjëja më e shëmtuar: flokë të gjata, të ndara në mes dhe flokë pa formë. Që ta mbani gjatësinë, bëni prerje deri mbi supe, sugjeron Paul Labrecque. Format asimetrike apo jo perfekte e shmangin vëmendjen nga rrudhat, shton ai.

3. Jeni të frikësuar të hapni ngjyrën e flokëve.

Të mabni nuancën e errët apo tëz ezë të flokëve, thjeshtë ju bën të ngjani më të vjetër. Kjo madje e bën lëkurën tuaj më të dukshme ndaj rrudhave të theksuara, thotë Gary Howse. Nv vend të kësaj, shkoni dy ose tri nuanca më të lehta të fytyrës suaj, thekson stilisti i ngjyrës së flokëve, Sharon Dorram në New York City. Ose zgjidhni ndonjë ngjyrë pak më të ngrohtë: për shembull, ndonjë nuancë çokollate.

4. Ju nuk tentoni ti mbyllni flokët

Ngjyrosni nuancën e njejtë të flokëve ashtu siç ju ka bërë stilisti juaj, thotë Louis Licari, stilist i famshëm i flokëve në Beverly Hills. Pak nuancë kontrasti mund ti jape lëkurës suaj shkëlqim më të mirë. Nëse keni shumë nuance të çelët, shtoni disa tone më të thella karameli, sugjeron Priano.

5. Nuk dini si ti trajtoni flokët e thinjura

Në flokët që janë më shumë se 50% të thinjura, përdorni shampo me tone blu apo vjollcë për të neutralizuar ngjyrën e verdhë të flokëve. Nëse këto nuance të verdha theksohen shumë, pasi ato priren deri 100% të bardha, Howse rekomandon ti ngjyrosni flokët me hijëzime të lehta bjonde që të largoni efektin e plakjes dhe zbardhjes së flokëve.

6. Keni zgjedhur një prerje ekstreme

Prerjet apo ngjyrosja që kërkon guxim, mund të rrisin moshën tuaj. Stilistët e krahasojnë këtë me vënien e grimit të tepruar apo veshjes së ndërlikuar. Shihni fotot e të famshmeve dhe merrni model për tia treguar stilistit tuaj. Baluket (shishkat) janë një tjetër mënyrë për tu dukur më të rinj. Bëni baluke më të plota dhe të dendura, e jo të rralla sepse ju bën të dukeni më të moshuar.

kosovarja.ch