Disa personave iu shfaqen aknet apo puçrrat vetëm gjatë periudhës së adoleshencës, ndërsa disa të tjerëve gjatë tërë jetës. Nëse i takoni grupit të parë apo të dytë, ka shumë teori që përcaktojnë shkakun e tyre. Dr. Emi Grejber, dermatology në qendrën mjekësore të Bostonit, ka zbuluar tri fakte që konsiderohen si mite, por në të vërtetë janë të sakta.
-
Stresi shkakton aknet
Përderisa shumica kanë vënë në dyshim lidhjen mes lëkurës dhe stresit, mjeku Grejber konfirmon se ajo ekziston. Madje edhe personat me lëkurë më të pastërt mund të kenë akne për shkak të stresit, ndërsa personat që veçmë kanë akne, gjatë periudhave stresive i kanë edhe më të theksuar ato.
-
Pica shkakton aknet
Pica është një ushqim i preferuar i njerëzve dhe shumica nuk e dijnë se ajo shkakton aknet. Disa studime të reja kanë zbuluar se ky fakt është i vërtetë, megjithëse shumë dermatologë ua dëshmojnë pacientëve se kjo nuk është shkaku i paraqitjes së tyre. Studimet kanë gjetur se disa ushqime me indeks të lartë glikemike, të tilla si karbohidratet (orizi i bardhë, buka e bardhë, brumërat, pica) mund të shpiejnë deri në formimin e akneve.
-
Puçrrat si pasojë e stresit dallojnë nga llojet tjera të akneve
Kur juve ju paraqiten aknet si pasojë e stresit, ato janë të ndryshme nga llojet tjera të akneve. Puçrrat si rezultat i stresit janë më të butë dhe shpesh shtrihen thellë nën lëkurë.