Si të hiqni manikyrin me xhel pa i dëmtuar thonjtë tuaj?

Nuk ka më dëmtim të lëkurës së thonjve…

Përfitimet e manikyrit me xhel janë të pafundme. Kjo nënkupton se shkëlqimi dhe mirëmbajtja e tyre mund të zgjasë për të paktën dy javë. Deri sa nuk ngecni diku në ndonjë skaj të kuzhinës e të dëmtoni apo thyeni njërin nga thonjtë. Kjo është një dukuri e pashmangshme dhe nuk mund t’i mbani për një kohë të gjatë pa u dëmtuar pjesërisht ose plotësisht. Por, nëse dini si të hiqni manikyrin me xhel pa dëmtuar lëkurën e thonjve, atëherë kjo është vërtetë një përparësi.

Fatmirësisht, ka disa mënyra se si të hiqni xhelin nga thonjtë. Dhe absolutisht nuk keni nevojë t’i torturoni thonjtë gjatë procedurës së heqjes.

Zhytni thonjtë në ujë të ngrohtë dhe aceton

Kjo metodë mund të merr pak kohë dhe kërkon durim deri sa të kryhet procedura. Por, do të ju ndihmojë që të hiqni xhelin pa i prishur fare thonjtë.

Së pari, mbushni një enë të madhe me ujë të ngrohtë. Pastaj, merrni një enë të vogël dhe hidhni aceton para se ta hidhni brenda enës së madhe me ujë. Përderisa acetoni ngrohet, zhytni thonjtë në acetonin e nxehur dhe lërini ashtu për rreth 10-15 minuta. Merrni më pas një shkop të hollë apo kruajtëse dhëmbësh dhe butësisht lironi xhelin në qoshet e thonjve deri sa të hiqet plotësisht.

Pas heqjes së xhelit, lyeni me krem të duarve vaj për thonj.

Hiqni xhelin nga thonjtë me ndihmën e folies prej alumini

Nëse e praktikoni për herë të parë, mund të ju duket proces paksa i vështirë. Por, sa të mësoni hapat, do të kuptoni se është një teknikë e shpejtë duke mos i dëmtuar fare thonjtë tuaj.

Së pari, ju nevoitet një shishe acetoni, toptha pambuku që mund ti gjeni në barnatoren tuaj lokale. Gjithashtu ju duhet edhe folie alumini të kuzhinës si dhe tampon dhe mjet për zbutjen e thonjve (gërryes).

Filloni të gdhendni thonjtë me mjetin përkatës për gërryerje të thonjve, deri sa sipërfaqja e xhelit të mos jetë më me shkëlqim. Kjo nënkupton që sipërfaqja e xhelit të shpërbëhet. Pastaj, zhytni në aceton një copë pambuku dhe vendoseni drejtëpërdrejtë në krye të thuas. Më pas, mbështillni secilin nga thonjtë me një copë të vogël folie alumini dhe lërini ashtu të zhytur në aceton për 10-15 minuta. Pasi të hiqni folien prej alumini, xheli duhet të hiqet gradualisht si rezultat i zbutjes.

Si të hiqni xhelin me anë të pakos furnizuese me mjetet përkatëse për thonj

Nëse nuk mund t’i gjeni të gjitha pjesët e lartpërmendura, mund të investoni në blerjen e mjeteve të veçanta që janë të projektuar pposaçërisht për heqjen e xhelit nga thonjtë tuaj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të paketave që përmbajnë mjetet e duhura, siç janë serumet ushqyese, tamponë, udhëzime si të hiqni manikyrin me xhel, mjet gdhendës, mjet pastrues e shumë pjesë tjera.

kosovarja.ch