Femër e pasigurtë apo me shumë vetëbesim: Dallimet kryesore në sjellje!

A i përjetojmë ndjenjat si dobësi, a mundohemi të fshehim dobësitë, sa jemi të hapur, sa jemi të hapur në kërkimin e asaj që na nevojitet, sa jemi hakmarrëse, sa jemi në gjendje të falim, sa jemi të lumtura dhe të palumtura, e gjithë kjo varet sa jemi të sigurta apo të pasigurta.

Ndoshta ato të pasigurtat më gjatë dhe më tepër vuajnë, derisa të sigurtat shpejtë përballen me situatat dhe zgjidhjen e tyre, megjithatë pasigurinë e vërejmë më tepër në interaksionet emotive me meshkujt.

Ndjenjat na gëzojnë apo na frikësojnë

Femra e pasigurtë do të frikësohet nga ndjenjat e saja, e sigurta do të kënaqet me atë. E sigurta do të pajtohet me pasigurinë e saj pasiqë asgjë në jetë nuk është e sigurtë. Gjatë interaksionit emocional, femra e sigurtë e dallon lehtë mashkullin e pasigurtë, mirëpo kjo nuk do na ndihmojë shumë nëse ai mashkull nuk është i gatshëm të tejkalojë pasiguritë e tij.

Tërhiqemi apo kërkojmë atë që na nevojitet

Femrat e sigurta do të theksohen, do të mundohen të barazojnë forcat me principin, ti-mua, unë-ty. Femra e sigurtë do të veprojë sipas nevojave të saja, duke rrezikuar injorim të hapur. E pasigurta më tepër ka dëshirë të largohet nga përballjet, e sigurta ka dëshirë të qartësohet menjëherë që të mos humb kohë pa nevojë.

Ndjenjat e pakthyera na nënçmojnë dhe lëndojnë

Zakonisht kur jemi të pasigurta ekziston hapësira për të qenë manipulative, të ashpra dhe të frustruara, duke gjetur kënaqësi në hakmarrje të vogla. Personi i sigurtë, ndaj mashkullit që e lëndon atë, do të ndjejë neveri dhe nevojë që t`a hedh tek luanët dhe të shikojë se si e copëtojnë, mirëpo në fund do të gjejë hapësirë që ta falë.

E ruajmë gjakftohtësinë apo tregojmë dobësi

Aktroni se nuk keni asgjë dhe se jeni zemërgjerë- kjo gjë në përgjithësi është e njejta që e bëjnë meshkujt për të mbrojtur egon e tyre, femrat e pasigurta e bëjnë të njejtën, të sigurtat do të hapen pasiqë dëshirojnë të harxhojnë ndjenjat sepse plaga e hapur do të shërohet më shpejtë ashtu.

Zemërohemi dhe vuajmë

Zemërohemi kur meshkujt na lëndojnë pasiqë në pasiguri është më lehtë ta hidhni fajin gjetiu. Zemërohemi me veten sepse jemi të marra, ndërsa siguria nuk na ka ndihmuar në bërjen e zgjidhjes së duhur. Vuajmë të helmuara nga përvojat e hidhura që mbindërtohen, apo vuajmë se nuk kemi pasur sukses në diçka që ka mundur të jetë e bukur dhe e çmueshme.

kosovarja.ch