2.2 C
Priština
More

    Ide të shkëlqyera për mëngjes!

    spot_imgspot_img

    Mos e shmangni vaktin më të rëndësishëm të ditës. Vakti i mëngjesit është vakti kryesor i ditës, edhepse shumica nuk e përfillin.Ushqimi në mëngjes nxit metabolizmin tuaj dhe siguron energji përgjatë ditës. Mos i kaloni asesi vaktet, e veçanërisht vaktin e mëngjesit. Për disa është problem se nuk kanë kohë, si dhe pa ide se çka do të hanë për mëngjes.

    Ne po ju ofrojmë disa ide, tentoni t’i provoni. Edhe nëse nuk keni kohë për përgatitje të mëngjesit, ka gjëra që mund të jenë në frigorifer dhe do të bëhen të mira edhe nëse i përgatitni në mbrëmje. Kurse për disa nevojitet vërtetë shumë pak kohë, dhe besoni se trupi juaj do të jetë shumë mirënjohës!

    Përveç gjërave të rëndomta për mëngjes siç janë vezët, kosi (jogurti), drithërat-muesli, pashteta, salama, buka, provoni ca receta të reja dhe shtoni larminë e ushqimit.

    Omletë me brokul, proshutë dhe djath

    • 2 vezë të mëdha
    • 1 lugë ujë
    • kripë me maja gishtash
    • 1 lugë gjalpë
    • ½ e filxhanit djathë të bluar
    • ½ filxhani proshutë të grimcuar

    Pastroni brokulën dhe e preni në copëza. Hudheni në enë me ujë, mbujojeni dhe lëreni të vlojë. Lëreni ashtu edhe 2-3 minuta, pastaj nxirreni, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

    Thyeni vezët në një enë më të vogël, shtoni kripën dhe përzieni mirë. Në tavë shtoni gjalpin dhe ngroheni mbi zjarr. Shpërndani vezët e trazuara në tavë dhe prisni disa sekonda që të kapen në fund. Pastaj mbi shtresën e sipërme të vezëve shpërndani brokulën, djathin dhe proshutën dhe në fund gjysmën e masës e palosim mbi pjesën tjetër.

    Fruta arrash me lëvozhgë

    • 1 filxhan arra apo bajame të copëtuara
    • ½ filxhani susam
    • ¼ filxhani sheqer të vruktë
    • 1 lugë kanellë
    • qumësht apo kos (jogurt)
    • ½ filxhani “muesli” sipas dëshirës
    • Një lugë çaji mjaltë
    • dy lugë boronica të kuqe apo fruta tjera

    Të gjithë përbërësit i përzieni bashkë. I shtoni qumshtin e nxehtë apo kosin.Vendosni përbërës sipas dëshirës.

    “Muffins” me proshutë dhe djathë për mëngjes

    • 1 ¼ filxhani miell të bardhë
    • ¼ filxhani sheqer
    • 2 lugë çaji pluhur pjekje
    • ½ lugë çaji sodë bikarboni
    • ½ luge çaji kripë
    • 1 filxhan qumësht
    • 2 vezë
    • 1 filxhan proshutë të grimcuar
    • ½ filxhani djathë të bluar
    • ¼ filxhani qepë të grira imët
    • ½ filxhani misër (i ëmbël)
    • pluhur pjekje
    • lugë çaji sodë bikarboni
    • pak vaj

    Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumshtin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni kallëpet për muffin-et deri në ¾ dhe pjekni në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxjerrni nga kallëpet dhe i leni të ftohen.

    Krepa (pallaçinka) vegetariane

    • 400 g miell
    • 2 filxhana kungull të imtësuar
    • 1 filxhan karrota të grira
    • 1 filxhan misër
    • 1 vezë e madhe
    • 2 lugë kos (jogurt)
    • 1/2 luge çaji kripë
    • 1/2 filxhani djathë të bluar
    • 1-3 lugë vaj bimësh
    • perime sipas dëshirës

    Imtësoni kungullin dhe kullojeni lëngun.Shtoni karrotën dhe misrin si dhe perimet tjera dhe përzieni mirë. Shtoni vezët, kripën piperin dhe kosin (jogurt). Në enën tjetër përzieni miellin dhe pluhurin për pjekje si dhe djathin. Të dy përzierjet bashkoni dhe përzieni. Nxeheni vajin në tigan (sasia varet nga madhësia e pallaçinkave që dëshironi). Sipas dëshirës, mund t’i shtoni edhe ajkë. Janë të shkëlqyera edhe të nxehta po edhe të ftohta.

    Tosti françez

    • 4 vezë
    • 1/2 filxhani qumësht
    • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
    • 2 lugë gjalpë ose vaj
    • 8 feta buke

    Përzieni qumështin, vezët dhe ekstraktin e vaniljes në një enë më të vogël apo pjatë të thellë. Ngrohni vajin apo gjalpin në tigan. Zhyti fetat e bukës në përzierjen e vezëve (në të dy anët). Vendosni në tigan të piqen në të dy anët rreth 2-3 minuta. Sipas dëshirës pas pjekjes mund t’i shtoni shurup panje.

    Burimi: spoonful.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...