1.4 C
Priština
More

    Fjalët që vrasin vetëbesimin tuaj

    spot_imgspot_img

    A e dini se këto fjalë të vogla në fjalitë dhe bisedat tona në nënvetëdije janë duke e mbytur vetëbesimin tonë?

    Tërë kohën që bën shaka me veten, përdor gjuhë që ju nënvlerëson, nuk i merr komplimentet, e gjykon veten ndërsa nënvetëdija juaj të gjitha i regjistron dhe ndikon në vetëbesim.

    Çdoherë që thoni “duhet të bëj këtë, duhet të bëj atë, nuk e di nëse mundem, ndoshta herën tjetër, nuk e di a jam i denjë” apo kur ndokush të ju komplimentojë dhe e nënvlerësoni duke gjetur arsye që e zhvendosin meritën larg jush. Të gjitha këto gjëra të vogla kanë ndikim të madh në nivelin e vetëbesimit dhe e marrin nga ju sensin e kontrollit mbi veten tuaj.

    Mënyra si flet është mënyra si arrini sukses dhe e ndërtoni vetëbesimin

    Edhepse jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e fjalëve në të folur, nuk e kemi kuptuar se fjalët që ne përdorim na bëjnë të ndjehemi se nuk kemi kontrollin e jetës tonë, na bëjnë të mendojmë se gjërat janë më të vështira sesa janë realisht, na shkaktojnë ankth dhe stres të panevojshëm.

    Që të përmirësoni veten tuaj, zëvendësoni këto fjalë degraduese me disa që ju frymëzojnë:

    Gjuhë degraduese Zëvendësojeni me
    Duhet të… Kam nevojë të… Kam zgjedhur të…Kam dëshirë të… Dua të…
    Unë vetëm… Unë sapo… Unë kam arritur…
    Unë nuk mundem… Unë kam vendosur…
    Unë kam dështuar… Unë provova dhe bëhet më mirë me kohë dhe përsëritje…
    Nesër/Herën e ardhshme/Ndonjëherë Është sot o kurrë…
    Duhet të bëj… Kam ndërmend të bëj…
    Nuk e di E di
    Duhet të… Kam zgjedhur të…
    Do të provoj Jam duke punuar në të
    Asnjëherë Gjithçka është e mundur
    Jam i zënë Kam kohë të mjaftueshme për gjithçka

    Nuk është lehtë t’i flakni tutje fjalët që i keni përdorur me vite mirëpo në fund ia vlen. Duke përdorur gjuhë pozitive dhe afirmative është mënyra më e mirë për të zhvilluar vetëbesimin tuaj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...