Disa zakone të përditshme mund të shpiejnë deri në viruse dhe bakterie të rënda …
Këto gjëra të përditshme që mund të duken të parrezikshme, por në të vërtetë paraqesin burim të bakterieve dhe transportuesit kryesor të viruseve të ndryshme, prandaj edhe duhet të kemi kujdes se si ne i përdorim dhe i ndajmë me njerëzit përreth. Në vazhdim shihni katër bartësit kryesor të viruseve:
Balsami për buzë
Balsami për buzë, vajra zbutës për buzët, buzëkuqët si dhe cigarete janë gjëra që vetëm ju duhet ti përdorni, nuk duhet asnjëherë ti huazoni apo t’ua jepni të tjerëve për përdorim.
Peshqirët e lagur
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë në të vërtetë bakteriet dhe viruset që lehtë mund të vendosen apo shumohen në objekte me lagështi, dhe peshqiri është vendi ideal për këtë!
Ashtu sikur balsamin që nuk duhet ta ndani me askënd, e njejta situatë është edhe me peshqirin! Sigurohuni që mos ta huazoni peshqirin e ndokujt tjetër, pasi lehtë mund të vie deri tek infeksioni trichomoniasis, e cila është sëmundje vaginale!
Solariumet
Përveç faktit se dëmton shëndetin e lëkurës suaj, solariumet janë vende ideale për transferin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Nëse e keni menduar se rrezatimi ultravjollcë shkatërron të gjitha bakteriet, ju gaboheni. Sa i përket virusit HPV, ai me siguri do të mbijetojë aty dhe transmetohet nga kontakti i lëkurës me lëkurë ose përmes objektit të infektuar.
Të brendshmet tuaja gjatë solariumit nuk ju mbrojnë sërish pasi HPV-ja mund të jetojë edhe në gishtërinjtë apo në pjesë tjera të trupit. Më së miri është të anashkaloni solariumet, por nëse nuk i rrezistoni seancave me solarium, të paktën zgjidhni sallone që ofrojnë kujdes maksimal për higjienë.
Brisku i rrojes
Nëse keni nevojë për ndonjë brisk rroje, dhe ju mungon fatkeqësisht për momentin, ndoshta sipas jush zgjidhja e vetme që të shpëtoni është brisku i rrojes së motrës apo shoqës sua j- por, asesi mos e provoni një gjë të tillë!
Gjatë rruajtjes së lëkurës shkaktohen dëmtime të vogla në të cilën hapin dyert për viruse! Dhe, përmes gjakut nëse priteni pa qëllim dhe përdorni briskun e rrojes të përdorur nga tjetër kush, atëherë ju mund të infektoheni me sëmundje ngjitëse siç është hepatitis B.
kosovarja.ch