-0.3 C
Priština
More

    Përgatiteni vetë: lëng lavande

    spot_imgspot_img

    Le t’ju ndjekë tërë vitin lavanda e egër. Bëni një sirup lavande, të cilin do të mundeni ta përdorni për përgatitjen e shumë pijeve dhe ushqimeve.

    Lavanda është bimë e njohur qetësuese, e cila shmang ngarkesën, nervozën, depresionin, madje edhe pagjumësinë. Po ashtu është përdorur edhe për problemet me ishjazin dhe për dhimbjet e qafës. Të gjithëve na pëlqen aroma e saj, po edhe sirupi I saj përgatitet shumë lehtë.

    Mund ta përdorni për përgatitjen e lëngjeve (të zbutur me ujë të thjeshtë ap me ujë mineral), mund t’ia shtoni pijeve të frutave (për shembull limunadës), kokteleve me shampanjë dhe votkë, por edhe kollaceve, te një pjesë e së cilave mund ta zëvendësojë sheqerin. Megjithatë, mos u harlisni të fusni më shumë nga ky sirup në lëngjet tuaja, pasi ajo mund t’ia marrë plotësisht aromën pijes a kollaceve.

    Ky sirup është pije e sertë vere, e cila freskon dhe njëkohësisht qetëson gjatë mbrëmjeve të bukura e të ngrohta verore.

    Recepti për sirup lavande

    Vini dy filxhanë ujë (250 ml) të vlojnë dhe shtoni gjysmë filxhani mjaltë. (në disa recepte rekomandohet edhe sheqer, madje dy filxhanë, por ne do t’I përmbahemi receptit me mjaltë, pasi është më I shëndetshëm). Ziejeni shkurt, provojeni dhe nëse ju pëlqen të jetë më I ëmbël, shtoni edhe pak mjaltë.

    Shtojani lulet e lara paraprakisht të lavandës dhe ndaleni shporetin. Lëreni të lëshojë 10-20 minuta. Pastaj kullojeni, futeni në kavanozë dhe ruajeni në frigorifer.

    Më së shumti mund t’ju freskojë lavanda e përzier me ujë mineral, dy copa akulli dhe pak lëng të freskët limoni.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...