2.2 C
Priština
More

    Këshilla për të hequr qafe gërhatjen e bezdisshme

    spot_imgspot_img

    Ndodh që derisa flejmë, e në të nuk mundemi që të ndikohmë, të gërhasim. Kjo ndikon në ne dhe të tjerët të cilët flejnë në atë hapësirë. Sipas disa statistikave 25% e personave mbi moshën 20 vjeçare gërhasin, kurse për moshat më të larta ky problem është gjithnjë e më i shpeshtë.

    Kështu, më shumë se 65 përqind e personave më të vjetër se 60 vjeç e kanë këtë problem. Meshkujt gërhasin dy herë më shpesh sesa femrat, mirëpo me hyrjen në klimaks, kjo shofër barazohet.

    – Sipas intensitetit, toni i gërhatjes mund të jetë edhe mbi 85 decibelë. Kjo është njësoj sikur treni t’u kalojë nga dhoma e fjetjes. Një numër i madh i divorceve kanë si shkaktar netët pa gjumë të shkaktuara nga gërhatja e partnerit / partneres.

    Gërhatja është frymëmarrje opstruktive, kurse problemet mund të jenë të lidhura me hundën, ashti i shtrembëruar i hundës, guacat e rritura të hundës, polipet, alergjitë etj.

    – Shkaktari më i shpeshtë i gërhatjes lidhet me qiellzën e lëshuar apo të gjerë, bajamet e zmadhuara, muret anësore të theksuara të faringut. Në gjumë, kur ajri gjatë frymëmarrjes kalon nëpër një hapësirë të ngushtë, për shkak të turbulencave, ndikon që strukturat e buta të qiellëzës dhe të hundës të vibrojnë dhe të prodhojnë zhurmën e njohur. Segmenti i tretë është baza e gjuhës, e cila mundet që të jetë shumë e madhe. Posaçërisht, gjatë fjetjes në shpinë, gjuha lëshohet kah prapa dhe ngushton rrugët e ajrit. Në këto raste, operacionet japin rezultatin më të mirë. Ato bëhen në mënyrë klasike, me laser apo radiovalë. Qiellzamundet që të zvogëlohet, të ngritet apo të shtanget. Veprimet operative kur është në pyetje baza e gjuhës janë të vështira, por edhe të suksesshme.

    Në disa raste, vie deri te ndërprerja e tërësishme e frymëmarrjes gjatë gjumit. Pauzat mund të zgjasin edhe më gjatë se një minutë, dhe personi të ketë më shumë se 300 të tilla gjatë tetë orëve të gjumit.

    Terapia
    Që të heqim qafe gërhatjen, disa masa të vetëndihmës mund të jenë shumë produktive. Së pari, rekomandohet një zvogëlim i masës trupore dhe sjellje e saj në vlerat normale (Për të ditur vlerat normale, kalkuloni Indeksin e Masës trupore). Shmangia e ushqimeve të rënda në darkë si dhe marrjen e lëngjeve në sasi të mëdha, shmangia e sedativëve dhe gjërave tjera për gjumë, duke bërë ushtrime fizike dhe shëtitje, fjetja në krah me jastëk të ngritur – mund të japë rezultate të kënaqshme. Tek personat të cilët janë të zhurmshëm gjatë gjumit në të gjitha pozicionet e trupit, edhe atëherë kur flejnë në bark, trajtimi kërkon përdorimin e disa mjeteve specifike apo edhe intervenimit kirurgjik. Protezat dentale të cilat e tërheqin nofullën e poshtme nga jashtë dhe në atë mënyrë i mbajnë të hapura rrugët e frymëmarrjes – mund të ndalin gërhatjen. Aparatet të cilat nën shtypjen pozitive dërgojnë oksigjen në mushkëri, paraprakisht përdoren tek personat me pauza të gjata dhe të shpeshta të frymëmarrjes (apnea). Këta aparatë përbëjnë opcionin më të mirë për trajtim jokirurgjik të këtyre pacientëve.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...