Pa marrë parasysh a jeni të pajisur me ‘asete’ apo i keni gjinjtë e vegjël, dekolteja duhet të jetë seksipile. Andaj ju kujtojmë disa sekrete të vogla për dukje tërheqëse…
1.Piling i lehtë
Para çdo larjeje bëjani vetes një masazhë me dorëz masazhuese në tërë trupin, në mënyrë rrethore. Gjithmonë filloni nga thembrat dhe vazhdoni në pjesët lartë. Duke e ditur që lëkura në dekolte është më e ndjeshme dhe më e butë, masazhojeni më lehtë, gjithmonë nga ana e mesit të gjinjëve.
Masazha rregullon qarkullimin si dhe hap poret. Dhe në këtë mënyrë lëkura mundet më lehtë të thith produktet për ushqim të saj si dhe mundet më lehtë të marrë frymë. Dekolteja e liruar nga shtresat e mbledhura gjithsesi që do të duket më tërheqëse.
2.Maska për forcim
Pas pilingun në lëkurë vendosni maskë për forcim të gjoksit, dekoltesë dhe qafës dhe pas kësaj relaksohuni të paktën 10 minuta. Shpërlajeni maskën, pastaj lyejeni trupin me losion për mirëmbajtje intesive. Nëse pa kujdes i jeni nënshtrua rrezeve të diellit, përfillni mikrodermoabrazionin. Kjo përdoret për t’i rinuar disa shtresa të lëkurës, sidomos nëse keni shumë shenja në lëkurë, të shkaktuara nga rrezet UV.
3.Ruajuni që mos ta irritoni lëkurën
Nëse në lëkurë ju shfaqen shenja, nuk duhet shumë ta nxisni qarkullimin. Zgjidhja e duhur në këso raste është piling kremi me enzima apo me toptha të vegjël nga dylli i jojobës.
Këto janë të mjaftueshme që të kryejnë efektin e fërkimit, ndërsa vaji i jojobës vendoset në lëkurë si produkt i mbrojtjes. Gjithashtu do të ishte mirë që në lëkurë të vendosni të paktën një herë në muaj produkte nga deti i vdekur.
4.Mos kurseni për preparate
Kërkoni nëpër dyqane apo barnatore kremëra ushqyes dhe vendosini në masa më të mëdha në pjesë të dekoltesë. Ndonjë losion për forcim, tonik për lëkurë me vitamin B për përmirsim nga shenjat e diellit do të jenë shpëtim për lëkurën tuaj.
5.Asnjëherë nuk është shumë heret
Ekspertët thonë që asnjëherë nuk është heret që të përdorni kremëra në pjesë të dekoltesë duke ia bashkëngjitur edhe kremërat për forcim të lëkurës pjesës së qafës. Gjithsesi duhet të filloni në të 20-tat e vonshme apo tridhjetat e hershme. Shumë femra harrojnë që gjatë mirëmbajtjes së fytyrës të përfshijnë edhe qafën, e pikërisht qafa është pjesa e parë që tregon fillimin e plakjes.
6.Masazhi i bukurisë
Në mënyrë që produktet e larjes të përhapen mirë në trup, ndihmon që paraprakisht të fërkojmë trupin. Masazha duhet bërë kështu: Vendosni dorën e djathtë në mes të gjoksit dhe fërkojeni në mënyrë diagonal deri në krahë, në të njëjtën mënyrë veproni edhe me anën e majtë disa herë. Në fund me pëllëmbë kaloni nëpër të gjith gjoksin deri tek shpina.
7.Fërkohuni mirë
Përdorni losion për mirëmbajtje intensive, vaj dhe serum për të fërkuar dekoltenë. Filloni nga qafa, lehtë masazhoni nga lart deri tek gjoksi dhe në mënyrë rrethore vendoseni kremën në të gjithë pjesët e gjoksit.
8.Rregulloni dëmin
Përdorimi i produkteve me antioksidansë të pasur mund të rregullojë dëmet sipërfaqësore në lëkurë. Andaj gjithmonë investoni në produkte të mira që përmbajnë vitaminë C dhe E (më mirë sesa të përdorni preparata orale) dhe përdorini rregullisht.
9. Shkëlqim për përshtypje më të mirë
Për pamje atraktive janë pudrat, vajrat dhe losionet që përmbajnë pigmente shkëlqyese. Lëkura e dekoltesë do të duket shumë e freskët dhe tërheqëse. Për lëkurë më të pjekur rekomandohen losione me shkëlqim më intensiv, sepse pigmenti më i madh mblidhet në rrudha.
10.Në sallone kozmetike
Për gjoks më të shtrënguar dhe dekolte më të bukur ka edhe mënyra kosmetike që bëhen nëpër sallone. Me maska special të pasura me minerale gjoksi bëhet më i fortë , ndërsa lëkura e dekoltesë më e lëmueshme. Para maskës në lëkurë vendoset krema, e cila stimulon qelizat dhe i jep lëkurës lagështi, pastaj mbulohen me gazë në të cilën shtohet maska e pasur me minerale. Pas 20 minutave maska largohet ndërsa lëkura bëhet më e fort dhe e lëmueshme. /kosovarja.ch/
Për kujdes më të mirë për flokët dhe lëkurën tuaja, kosovarja.ch ju rekomandon Rrjetin e Studiove të Bukurisë PASSION/kosovarja.ch/