Kur isha në shkollë fillore, mendoja se femër e fortë sihte ajo që mund të shutonte topin, mendoja nuk duhej të frikësohesha prej meshkujve dhe se duhej të nevrikosesha dhe të shaja si meshkujt kur dënohesha.
Kur isha në fillim të adoleshencës, mendoja se femra e fortë luan basketboll dhe volejboll, i pëlqen video lojërat dhe hevi metallin si dhe t`u thuash meshkujve “jo” kur shoqet përreth u thonë”po”.
Si maturante, mendoja se secila femër e fortë mund të pinte sikurse një mashkull, mendoja se femra e fortë do e ruante virgjërinë apo të paktën do gënjente rreth saj, nuk do të brengosej për popullaritetin por për kultivimin e tij, si dhe nënkuptonte të fitoj diplomën time dhe mos t`ia lejoj asnjë mashkulli të më pengojë arritjen e qëllimeve.
Si studente mendoja se femra e fortë duhet eksperimentojë seksualisht, të jetë më feministe dhe të luftojë shoqërinë patriarkale, mendoja se duhet të luftoj kundër presionit social që të martohesh si dhe të kesh fëmijë.
Mirpo me 28 vitet e mia si femër, ajo që mësova është se një femër e fortë d.t.th një femër që është vetvetja pa këkruar falje, me tërë zemrën dhe pa u trembur fare nga mendimi i të tjerëve. Femra e fortë është ajo femër që nuk heziton t`i tregojë dëshirat dhe pakënaqësitë e veta, nënkupton mos të biesh pre e ultra feministeve dhe të rrefuzosh të bësh gjërat që të pëlqejnë dhe janë tepër femërore si baleti dhe makijazhi, nënkupton që të kesh liri të mendosh dhe të veprosh sipas bindjeve tua.
Një femër e fortë nuk do të hezitonte të fliste për rastin e saj të përdhunimit edhepse njerëzit nuk do i besonin asaj, femra e fortë do të martohej kur të ndjehet vetë e gatshme, nuk do të kërkojë falje për bindjet e saja personale, një femër e fortë nuk do ketë nevojë që shoqëria t`ia formonte bindjet dhe karakterin.
Femër e fortë nënkupton të definosh anët e forta në vend se të shkrihesh në standardet e shoqërisë se çka është e nevojshme për femrën që të jetë e fortë.
Tani që nuk jam e vogël të mendoj se femra e fortë është e para në klasë, apo të mendoj se femrën e fortë e pëlqejnë më shumë meshkuj, apo të jem gjimnaziste të mendoj se duhet t`i dish të gjitha apo studente e cila mendon se duhet të jetë kundër tërë botës për të qenë e fortë.
Femër e fortë është kur je vetja pasqië ashtu je më e fuqishme!
kosovarja.ch