Si të pastroni fytyrën në kushte shtëpiake

Me këtë tretman do të mbani fytyrën të pastër dhe të butë si të fëmijës!

Çdo ditë poret e lëkurës bllokohen nga yndyra, qelizat e vdekura, ndërsa papastërtitë dhe pluhuri kaplojnë lëkurën e fytyrës suaj sa here që dilni jashtë. Nëse nuk pastroni poret e mbyllura, ato do të shëndrrohen në mitisere apo pikla të zeza, akne apo puçrra, prandaj është e nevojshme që herë pas here në mënyrë të rregullt të pastrohet lëkura.

Nuk është patjetër të vizitoni sallonet e bukurisë për të bërë tretmane. Këtë mund ta bëni edhe vetë, në kushte shtëpiake – edhe atë pastrim në nivel professional! Do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Ky trajtim pastron poret në mënyrë të shkëlqyer, freskon lëkurën dhe heq aknet e zeza (mitiseret).

Veproni si më poshtë:

Lani fytyrën në mënyrë të zakonshme, lidhni flokët në mënyrë që fytyra të jetë e zbuluar.

Përgatitni përzierjen për pastrimin e fytyrës:

  • Dy lugë krem rroje përzieni mirë me gjysmë luge çaji sode bikarboni.
  • Vloni ujin në një enë të vogël – rreth 200 ml, dhe shtoni 1-2 lugë lule të thata kamomili.
  • Lëreni enën në tryezë, futni kokën mbi të, mbuloni me një peshqir sipër, duke avulluar fytyrën për rreth 5-7 minuta.
  • Në fytyrën e avulluar dhe të njomë, aplikoni përzierjen e përgatitur, duke shmangur pjesët rreth syve dhe gojës.
  • Shkoni në banjë, lëshoni ujin e nxehtë dhe me një brushë të butë aplikoni butësisht dhe ngadalë në mënyrë dinamike pastrimin e lëkurës së fytyrës. Kushtoni vëmendje të veçantë hundës dhe ballit. Shmangni zonën e syve.
  • Lani fytyrën me ujë.

Shikoni në pasqyrë – nuk do të keni pika të zeza, do keni pore të pastruara dhe fytyrë të qetësuar si dhe të butë.

Këtë procedure mund ta aplikoni një herë në javë.

kosovarja.ch