6.7 C
Priština
More

    Elektrizimi i flokëve gjatë dimrit – ja si ta luftoni këtë!

    spot_imgspot_img

    Është një mëngjes i ftohtë dimri dhe ju sapo keni larë flokët tuaj, dhe me të dalë jashtë, papritmas keni një mosbalancim të flokëve nga elektrizimi dhe të gjithë fijet e flokëve i keni të ngritura përpjetë. Kemi pyetur stilistin e flokëve Kat Zemtsova për t’na dhënë këshillat e tij prej eksperti se si të shmangni elektricitetin statik gjatë motit të ftohtë.

    Shmangni furçat plastike të flokëve. Plastika ështënjë material izolues, kështuqë përkeqëson elektrizimin me ngarkesat negative. Mund të përdorni furçë metali apo prej gome.

    Përdorni krem hidratues të lehtë apo serume. Kjo i mban të lagësht flokët dhe parandalon elektrizimin, shpjegon Zemtsova. Ju rekomandojmë Oribe Supershine krem hidratues ($49) ose serum Josie Maran Argan Oil ($30).

    Përdorni sprej apo llak anti-statik. Static Guard është një element kryesor që gjendet nëpër dyqane dhe nuk është e domosdoshme që të përdoret vetëm për flokë, ajo gjen përdorim edhe në pëlhurë, qilim e madje edhe në elektronikë. Aplikoni sasi të vogël në flokët tuaj dhe spërkatni në duart tuaja apo në furçë, thotë Zemtsova.

    Përdorni peceta tharrëse në flokët tuaja. ose më mirë akoma, provoni Kerastase Carre Lissant Hairstyle Touchup Sheets (28$ për një kuti me 50 copa) e cila eliminon elektricitetin, flokët e dendura, bllokon lagështinë dhe zbutjen e flokëve.

    Mos vishni rroba sintetike apo kapelë. Pëlhurat si najlloni, polyester dhe pëlhurë prej fijeve artificial e rrisin edhe më shumë elektricitetin. Nuk duhet të mendoni as për rroba pambuku!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...