-1.4 C
Priština
More

    7 mënyra të thjeshta si ti ruani thonjtë nga thyerja dhe dëmtimi i tyre

    spot_imgspot_img

    Pavarsisht se i kemi thonjtë argëtuese dhe funksionale, ne dëshirojmë që ti kemi të fortë. Meqenëse thonjtë thahen shumë lehtë, mbrojtja e tyre nënkupton hidratimi i rregullt, thekson Phoebe Rich, dermatolog.

    1. Mbani afër vetes losion hidratues

    Vendosni nga një losion lubrifikues në çdo pjesë të shtëpisë, mbi lavaman, pranë shtratit tend, në tavolinën e punës, madje edhe në çantën tuaj.

    2. Lagni thonjtë para se ti shkurtoni

    Thonjtë e thatë kanë më shumë gjasa që të krisen dhe qerohen, kështuqë preni apo shkurtoni ato me brisk të thonjve pas dushit ose pas larjes së duarve.

    3. Zgjedhni mjetet e duhura për formësim të thonjve

    Shmangni mjetet metalike për gdhendje të thonjve sepse mund të çajnë thonjtë, mjetet zmerile janë me përmbajtje më të butë dhe të mirë.

    4. Mos e teproni me madhësinë e thonjve

    Forma ovale apo katrore mund të jetë njëlloj e fortë – vetëm mos harroni ti paraqitni në një drejtim, mbani rreth ¼ inç.

    5 .Zgjedhni llak thonjsh që përmbajnë përbërës me hidratim

    Sigurohuni që të shmangni çdo gjë që ka të bëjë me formaldehid (kjo mund të shkaktojë ndarjen e thonjve, e në shumë raste edhe reaksione alergjike) ose toluen, të cilat mund të shkaktojnë thatësi.

    6. Mos i pastroni shpesh thonjtë me aceton

    Mos e hiqni llakun nga thonjtë më shumë se një herë në javë. Pastruesit e llakut që nuk përmbajnë aceton janë ndoshta më të mirë por, sërish përmbajnë acetate, që janë shumë të ashpra dhe mund të shkaktojnë tharje.

    7. Mësohuni të vishni dorëza

    Që të parandaloni humbjen e lagështisë, vishni dorëza kur është ftohtë, kur lani enët si dhe në kohën e gjumit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...