-0.3 C
Priština
More

    Pse ndjehemi më të shëmtuar të hënën në mëngjes!

    spot_imgspot_img

    Më të pabukur ndjehemi të hënën në mëngjes – për këtë kompanitë që shesin prodhime për bukuri bash në këtë ditë bëjnë më së shumti reklama për produkte.

    Problemet më të shpeshta: si ta shkurtojmë lodhjen?

    E hëna në mëngjes për askënd nuk është e dashur. Jemi në shpejtësi të madhe që të bëjmë grimin si duhet, shumë të lodhur për të shkuar në fitnes dhe të vijmë në vete nga vikendi.

    Edhe një arsyes për të cilën e urrejmë të hënën: një studim ka zbuluar, që jo vetëm se ndihemi më të shëmtuar, por që këtë fakt e shfrytëzojnë edhe kompanitë të cilat prodhojnë produkte bukurie dhe në këtë mënyrë fitojnë në pasigurinë tonë.

    Studimi i cili është bërë në një medium londinez, është bërë për të zbuluar se kur femrat ndihen më pak tërheqëse dhe që këtë pikë të dobët ta shfrytëzojnë për kompanitë të cilat shesin produkte bukurie. Femra nga 18 vjeçe e më shumë janë pyetur kur ndihen më pak tërheqëse për tu zgjedhur momenti i duhur për reklamë.

    Shkaqet janë më të shpeshtat stresi, mungesa e motivimit edhe fizik edhe emocional i vikendit që vërehet në fytyrë. Në anën tjetër, femrat më së miri ndihen të enjten, kur ditët e punës janë para fundit, ndërsa vikendi në dukje.

    Edhe njëri informacion edhe tjetri përdoren në këto kompani. Në disa situata është më mirë të ndikojnë në mundësinë e myshterisë kur ndihen keq, ndërsa në disa raste më së miri është të ndikojnë në ta që të ndihen të lumtur dhe me vetëbesim.

    Kështu e hëna bëhet dita kur myshteritë janë më pak të vullnetshëm që të bëjnë diçka që përsëri të jenë të bukur, andaj mesazhet e reklamave fokusohen në atë se si femrat të duken më të mençura, se si më shpejtë të bëhen gati dhe si të organizohen që të arrijnë rezultat të mirë. Atëherë është më së miri të ndahen këshilla dhe forma për korrigjim të shpejtë të grimit dhe veshjes.

    Në anën tjetër, të enjten më së miri do të ishte që të reklamohen aktivitete lidhur me dukjen, si të vishemi për vikend dhe ku të bëjmë pazar. Të enjten më së shumti paguhet të jepni këshilla ku është më së miri të shkoni të bëni Pazar dhe si të visheni për aktivitete të ndryshme gjatë vikendit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...