8 gjëra nga garderoba që secila femër 30-vjeçare duhet t’i ketë

Në ditët e sotme, shumica e femrave e vënë kuantitetin para kualitetit dhe janë të gatshme që shuma të mëdha të harxhojnë në sende më të lira vetëm që të kenë më shumë mundësi për t’u ndërruar dhe për të kombinuar gardërobën.  Por, në prag të vjetëve të pjekurisë, prioritete e modës ndërrojnë  dhe femrat mundohen që të investojnë në gjëra të caktuara dhe më kualitative.

Pasi që në të njëzetat fillimi i stilit tuaj kanë qenë kostumet për punë, fustani i zi i shkurtë dhe një bluzë e bardhë joformale për dukje vikendi, në të tridhjetat është koha që detlisht të analizoni dollapin, të largoni sendet e panevojshme dhe të fusni ato që nuk i keni. Ja cilat sende duhet të jenë shtyllë e dollapit tuaj në të tridhjetat.

  1. Jakne lëkure: Për jakne lëkure kualitative është e domosdoshme të ndani pak më shumë të holla, por besoni që nuk do të pendoheni. Me siguri do ta mbani edhe në të dyzetat.
  2. Fustani i shkurtë pa mangë: me këtë fustan është lehtë të dilni nga zyra drejt në kafe me miq. Në këtë kohë të jetës përshtatja është fjala kyçe.
  3. Çizme të bukura për shi: një palë që me krenari do t’i vishni edhe në ditët me shi.
  4. Shall elegant mëndafshi: detaji i cili është mëlmesë në të gjitha veshjet dhe me të ju të gjitha do të duken më me shije dhe më kualitative.
  5. Kostum i mirë, i cili mund të vishet edhe ndaras.
  6. Rroba të denja për ushtrime, jo maica të vjetra.
  7. Xhemper kualitetiv nga kashmiri, edhe një investim që do t’ju shpaguhet në shtigje të gjata.
  8. Sandale të bukura, dhe jo flip-flopa të cilat kanë qenë të mjaftueshme në të njëzetat.

kosovarja.ch